{"id":7434,"date":"2026-06-15T15:43:47","date_gmt":"2026-06-15T15:43:47","guid":{"rendered":"https:\/\/globalizationinstitute.al\/?p=7434"},"modified":"2026-06-15T15:45:02","modified_gmt":"2026-06-15T15:45:02","slug":"e-ardhmja-e-te-drejtave-te-njeriut-ne-nje-bote-ne-transformim","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/globalizationinstitute.al\/sq\/e-ardhmja-e-te-drejtave-te-njeriut-ne-nje-bote-ne-transformim\/","title":{"rendered":"E ardhmja e t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut n\u00eb nj\u00eb bot\u00eb n\u00eb transformim"},"content":{"rendered":"<p style=\"text-align: center;\"><em>n\u00eb Pekin, u zhvillua \u201cForumi Global p\u00ebr Qeverisjen e t\u00eb Drejtave t\u00eb Njeriut 2026\u2033\/Foto nga Ministria e Jashtme e Kin\u00ebs<\/em><\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb bot\u00eb q\u00eb ndryshon me ritme t\u00eb paprecedenta, ku pabarazit\u00eb ekonomike, tensionet gjeopolitike dhe revolucioni teknologjik po riform\u00ebsojn\u00eb realitetin global, edhe debati mbi t\u00eb drejtat e njeriut po fiton nj\u00eb perspektiv\u00eb t\u00eb re. N\u00eb k\u00ebt\u00eb kontekst, Kina ka shpalosur nj\u00eb vizion t\u00eb ri p\u00ebr ecurin\u00eb dhe mbrojtjen e t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut, duke e vendosur zhvillimin, bashk\u00ebpunimin nd\u00ebrkomb\u00ebtar dhe p\u00ebrfitimet e teknologjis\u00eb n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb qasjes s\u00eb saj. Mbi k\u00ebto tema n\u00eb Pekin, u zhvillua \u201cForumi Global p\u00ebr Qeverisjen e t\u00eb Drejtave t\u00eb Njeriut 2026\u201d, nj\u00eb aktivitet q\u00eb mblodhi mbi 400 p\u00ebrfaq\u00ebsues nga m\u00eb shum\u00eb se 100 vende dhe organizata nd\u00ebrkomb\u00ebtare, p\u00ebrfshir\u00eb edhe Kombet e Bashkuara.<\/p>\n<p>Forumi p\u00ebrkoi me 40-vjetorin e miratimit t\u00eb Deklarat\u00ebs mbi t\u00eb Drejt\u00ebn p\u00ebr Zhvillim dhe u fokusua n\u00eb tem\u00ebn \u201cZhvillim i P\u00ebrbashk\u00ebt, t\u00eb Drejta t\u00eb P\u00ebrbashk\u00ebta\u201d, duke reflektuar bindjen se p\u00ebrparimi ekonomik dhe social mbetet baza m\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme p\u00ebr garantimin e t\u00eb drejtave themelore t\u00eb njeriut.<\/p>\n<p><strong>Vizioni i Kin\u00ebs p\u00ebr t\u00eb drejtat e njeriut \u2013 udh\u00ebzimet, parimet dhe objektivat<\/strong><\/p>\n<p>Nj\u00eb nga momentet m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb Forumit ishte shpalosja e Planit Komb\u00ebtar t\u00eb Veprimit p\u00ebr t\u00eb Drejtat e Njeriut n\u00eb Kin\u00ebs 2026-2030. Dokumenti nis me arritjet e deritanishme duke n\u00ebnvizuar se\u00a0 midis viteve 2021 dhe 2025, qeveria kineze zbatoi Planin e saj t\u00eb kat\u00ebrt t\u00eb Veprimit p\u00ebr t\u00eb Drejtat e Njeriut. Me zbatimin efektiv t\u00eb tij, vendi arriti p\u00ebrparim t\u00eb jasht\u00ebzakonsh\u00ebm n\u00eb mbrojtjen e t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut, duke siguruar stabilitetin dhe sigurin\u00eb e nevojshme p\u00ebr zhvillim. Sipas raportit, Kina ka p\u00ebrfunduar t\u00eb 181 detyrat e p\u00ebrcaktuara n\u00eb planin e m\u00ebparsh\u00ebm, duke theksuar ve\u00e7an\u00ebrisht eliminimin e varf\u00ebris\u00eb ekstreme, zgjerimin e sistemeve t\u00eb arsimit, sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb dhe sigurimeve shoq\u00ebrore, si dhe p\u00ebrmir\u00ebsimin e kushteve t\u00eb jetes\u00ebs s\u00eb qytetar\u00ebve. Raporti argumenton se zhvillimi ekonomik ka krijuar baz\u00ebn materiale p\u00ebr avancimin e m\u00ebtejsh\u00ebm t\u00eb t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut dhe p\u00ebr zgjerimin e mund\u00ebsive t\u00eb qytetar\u00ebve p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb pjes\u00eb aktive n\u00eb jet\u00ebn ekonomike dhe shoq\u00ebrore.<\/p>\n<p>Periudha nga viti 2026 deri n\u00eb vitin 2030 \u00ebsht\u00eb nj\u00eb faz\u00eb kritike, p\u00ebr t\u00eb konsoliduar m\u00eb tej themelet e modernizimin themelor socialist dhe p\u00ebr t\u00eb luftuar n\u00eb t\u00eb gjitha frontet. N\u00eb k\u00ebt\u00eb pik\u00ebnisje t\u00eb re, kauza e t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut n\u00eb vend g\u00ebzon nj\u00eb themel m\u00eb t\u00eb fort\u00eb dhe kushte m\u00eb t\u00eb favorshme, nd\u00ebrsa populli aspiron p\u00ebr zhvillim me cil\u00ebsi m\u00eb t\u00eb lart\u00eb dhe mbrojtje m\u00eb t\u00eb plot\u00eb t\u00eb t\u00eb drejtave t\u00eb tyre. Megjithat\u00eb, n\u00eb Kin\u00eb, zhvillimi i pabalancuar mbetet nj\u00eb problem, nd\u00ebrsa peizazhi nd\u00ebrkomb\u00ebtar, i nd\u00ebrlikuar nga ndryshimet dhe trazirat, po p\u00ebrballet me pasiguri dhe paq\u00ebndrueshm\u00ebri n\u00eb rritje, me pak fjal\u00eb, ka sfida\u00a0 t\u00eb brendshme dhe t\u00eb jashtme. Gjithashtu, progresi shkencor e teknologjik dhe transformimi industrial kan\u00eb krijuar gjithashtu k\u00ebrkesa t\u00eb reja p\u00ebr t\u00eb drejta. Por, duke u mb\u00ebshtetur n\u00eb sukseset e kaluara, qeveria kineze tani paraqet Planin Komb\u00ebtar t\u00eb Veprimit p\u00ebr t\u00eb Drejtat e Njeriut t\u00eb Kin\u00ebs (2026-2030) ose thjesht\u00eb Plani i Veprimit, i cili p\u00ebrcakton objektivat, detyrat dhe masat p\u00ebr respektimin, mbrojtjen dhe promovimin e t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut.<\/p>\n<p><em><img fetchpriority=\"high\" decoding=\"async\" class=\"aligncenter\" src=\"https:\/\/38picres.cgtn.com\/photoAlbum\/page\/performance\/img\/2026\/6\/15\/1781510305996_253.jpg\" width=\"1145\" height=\"764\" \/><\/em><\/p>\n<p style=\"text-align: center;\"><em>Plani Komb\u00ebtar i Veprimit p\u00ebr t\u00eb Drejtat e Njeriut n\u00eb Kin\u00ebs 2026-2030\/Foto nga VCG<\/em><\/p>\n<p>Ky Plan Veprimi i p\u00ebrmbahet parimit kushtetues t\u00eb Kin\u00ebs p\u00ebr respektimin dhe mbrojtjen e t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut dhe nderon parimet e mish\u00ebruara n\u00eb Deklarat\u00ebn Universale t\u00eb t\u00eb Drejtave t\u00eb Njeriut, Deklarat\u00ebn dhe Programin e Veprimit t\u00eb Vjen\u00ebs, si dhe konventa t\u00eb tjera nd\u00ebrkomb\u00ebtare. Ai \u00ebsht\u00eb formuluar bazuar n\u00eb realitetet e Kin\u00ebs dhe n\u00eb p\u00ebrputhje me Skic\u00ebn e Planit t\u00eb 15-t\u00eb Pes\u00ebvje\u00e7ar p\u00ebr Zhvillim Ekonomik dhe Social.<\/p>\n<p>Udh\u00ebzimet p\u00ebr formulimin dhe zbatimin e Planit t\u00eb Veprimit jan\u00eb t\u00eb shumta, duke filluar me\u00a0 ndjekjen e udh\u00ebzimeve t\u00eb Mendimit t\u00eb Xi Jinping mbi Socializmin me Karakteristika Kineze p\u00ebr nj\u00eb Epok\u00eb t\u00eb Re dhe veprimin sipas deklaratave t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb Xi Jinping mbi respektimin dhe mbrojtjen e t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut. Vazhdohet me q\u00ebndrimin e p\u00ebrkushtuar ndaj nj\u00eb qasjeje t\u00eb p\u00ebrqendruar te njer\u00ebzit, respektimin e rrug\u00ebs kineze t\u00eb zhvillimit t\u00eb t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut dhe integrimin e mbrojtjes s\u00eb k\u00ebtyre t\u00eb drejtave n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb procesin e modernizimit kinez. Dhe, p\u00ebrfundohet me iden\u00eb se njer\u00ebzit duhet t\u00eb ken\u00eb nj\u00eb ndjenj\u00eb m\u00eb t\u00eb fort\u00eb p\u00ebrfitimi, p\u00ebrmbushjeje dhe sigurie n\u00eb mbrojtjen e t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut.<\/p>\n<p>Parimet themelore t\u00eb Planit t\u00eb Veprimit jan\u00eb sa t\u00eb ve\u00e7anta aq edhe t\u00eb sh\u00ebnjestruara si p.sh., mbrojtja e jet\u00ebs, vler\u00ebs dhe dinjitetit njer\u00ebzor. Progres mbi baz\u00ebn e barazis\u00eb dhe fokus n\u00eb mbrojtjen e gjithanshme t\u00eb t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut p\u00ebrmes p\u00ebrparimit t\u00eb koordinuar n\u00eb fushat materiale, politike, kulturore-etike, sociale, eko-mjedisore, etj.<\/p>\n<p style=\"text-align: center;\"><img decoding=\"async\" src=\"https:\/\/38picres.cgtn.com\/photoAlbum\/page\/performance\/img\/2026\/6\/15\/1781510504602_856.jpg\" \/><em>M\u00eb 14 qershor 2026, n\u00eb Chongqing, vullnetar\u00eb student\u00eb universitar\u00eb u m\u00ebsuan t\u00eb moshuarve teknikat e rregullimit t\u00eb luleve.\/Foto nga VCG<\/em><\/p>\n<p>Objektivat e Planit t\u00eb Veprimit jan\u00eb m\u00ebse t\u00eb qarta, n\u00eb fillim\u00a0 respektimi i pozicionit kryesor t\u00eb popullit, mbrojtja e interesave themelore t\u00eb tij dhe\u00a0 promovimi i drejt\u00ebsis\u00eb sociale. \u00a0Dhe mbi t\u00eb gjitha sigurimi q\u00eb p\u00ebrfitimet e modernizimit t\u2019u sjellin dobi t\u00eb gjith\u00eb njer\u00ebzve n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb drejt\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Objektiva dhe detyra<\/strong><\/p>\n<p>K\u00ebto objektiva do t\u00eb ndiqen n\u00ebp\u00ebrmjet detyrave kryesore t\u00eb qarta.\u00a0 Kina do t\u00eb p\u00ebrshpejtoj\u00eb modernizimin e bujq\u00ebsis\u00eb dhe zonave rurale p\u00ebr t\u00eb \u00e7uar p\u00ebrpara rigjall\u00ebrimin e tyre gjith\u00ebp\u00ebrfshir\u00ebs. Do t\u00eb promovoj\u00eb pun\u00ebsim me cil\u00ebsi t\u00eb lart\u00eb dhe t\u00eb plot\u00eb, do t\u00eb rris\u00eb t\u00eb ardhurat e familjeve, do t\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsoj\u00eb sistemet e arsimit, sigurimeve shoq\u00ebrore, t\u00eb kujdesit sh\u00ebndet\u00ebsor, dhe do t\u00eb siguroj\u00eb akses m\u00eb t\u00eb barabart\u00eb n\u00eb sh\u00ebrbimet publike baz\u00eb.<\/p>\n<p>M\u00eb tej, sh\u00ebnohet se Kina do t\u00eb p\u00ebrsos\u00eb ende institucionet, standardet dhe procedurat p\u00ebr demokracin\u00eb popullore t\u00eb t\u00eb gjith\u00eb procesit, do t\u00eb zgjeroj\u00eb pjes\u00ebmarrjen e rregullt t\u00eb publikut n\u00eb \u00e7\u00ebshtjet politike dhe do t\u00eb garantoj\u00eb q\u00eb njer\u00ebzit t\u00eb angazhohen n\u00eb zgjedhje demokratike, konsultime, vendimmarrje, menaxhim dhe mbik\u00ebqyrje n\u00eb p\u00ebrputhje me ligjin. Vendi do t\u00eb garantoj\u00eb t\u00eb drejtat dhe lirit\u00eb e gjera t\u00eb njer\u00ebzve si\u00e7 p\u00ebrcaktohen me ligj, do t\u00eb forcoj\u00eb mbrojtjen ligjore t\u00eb t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut dhe do t\u00eb siguroj\u00eb q\u00eb respekti dhe mbrojtja e t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut t\u00eb p\u00ebrshkoj\u00eb t\u00eb gjitha aspektet dhe t\u00eb gjith\u00eb procesin e legjislacionit.<\/p>\n<p>N\u00eb vitet e ardhshme, Kina do t\u00eb zbatoj\u00eb Kodin Ekologjik e Mjedisor dhe do t\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsoj\u00eb sistemet p\u00ebr p\u00ebrparimin eko-mjedisor. Nd\u00ebrsa mbetet e p\u00ebrkushtuar ndaj ndjekjes s\u00eb p\u00ebrfitimeve mjedisore p\u00ebr njer\u00ebzit, ajo do t\u00eb mbroj\u00eb sigurin\u00eb eko-mjedisore, do t\u00eb \u00e7oj\u00eb p\u00ebrpara zhvillimin e gjelb\u00ebr dhe me karbon t\u00eb ul\u00ebt e do t\u00eb arrij\u00eb kulmin e karbonit n\u00eb afat, p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrtuar nj\u00eb Kin\u00eb t\u00eb bukur dhe p\u00ebr t\u00eb promovuar bashk\u00ebjetes\u00ebn harmonike midis njer\u00ebzimit dhe natyr\u00ebs.<\/p>\n<p>Sigurimi i mbrojtjes s\u00eb barabart\u00eb t\u00eb t\u00eb drejtave dhe interesave t\u00eb t\u00eb gjitha grupeve \u00ebsht\u00eb s\u00ebrish prioritet. Kina do t\u00eb garantoj\u00eb t\u00eb drejta t\u00eb barabarta p\u00ebr pjes\u00ebmarrje n\u00eb qeverisje dhe zhvillim p\u00ebr pakicat etnike, grat\u00eb, f\u00ebmij\u00ebt, t\u00eb moshuarit dhe personat me aft\u00ebsi t\u00eb kufizuara, do t\u00eb parandaloj\u00eb dhe kund\u00ebrshtoj\u00eb t\u00eb gjitha format e diskriminimit social.<\/p>\n<p>Duke iu p\u00ebrmbajtur nj\u00eb qasjeje t\u00eb orientuar drejt zhvillimit dhe parimeve t\u00eb p\u00ebrfitimit t\u00eb njer\u00ebzve dhe promovimit t\u00eb virtyteve, drejt\u00ebsis\u00eb, p\u00ebrfshirjes dhe p\u00ebrfitimeve p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb, Kina do t\u00eb shfryt\u00ebzoj\u00eb plot\u00ebsisht teknologjit\u00eb dhe t\u00eb dh\u00ebnat digjitale dhe inteligjente. K\u00ebto do t\u00eb p\u00ebrdoren si nj\u00eb faktor\u00a0 p\u00ebr t\u00eb pasuruar jet\u00ebn e njer\u00ebzve dhe p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsuar mir\u00ebqenien e tyre, duke promovuar k\u00ebshtu zhvillimin e lir\u00eb dhe t\u00eb gjithansh\u00ebm t\u00eb individ\u00ebve e duke i mund\u00ebsuar ata t\u00eb krijojn\u00eb nj\u00eb jet\u00eb m\u00eb t\u00eb mir\u00eb p\u00ebr veten e tyre.<\/p>\n<p style=\"text-align: center;\"><img decoding=\"async\" src=\"https:\/\/38picres.cgtn.com\/photoAlbum\/page\/performance\/img\/2026\/6\/15\/1781510652361_158.jpg\" \/><em>M\u00eb 6 mars 2024, nx\u00ebn\u00ebsit e klas\u00ebs s\u00eb par\u00eb n\u00eb Shkoll\u00ebn Fillore Nr. 1 n\u00eb Lhasa n\u00eb Xizang po ndiqnin nj\u00eb or\u00eb m\u00ebsimi.\/Foto nga VCG<\/em><\/p>\n<p><strong>Promovimi i qeverisjes globale t\u00eb t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb forum u fol gjat\u00eb mbi vlerat e p\u00ebrbashk\u00ebta t\u00eb njer\u00ebzimit, praktikimin e multilateralizmit t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb dhe mbrojtjen e t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut p\u00ebrmes siguris\u00eb, zhvillimit dhe bashk\u00ebpunimit. Q\u00ebllimi \u00ebsht\u00eb t\u00eb p\u00ebrparoj\u00eb qeverisja globale e t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut n\u00eb nj\u00eb drejtim m\u00eb t\u00eb paansh\u00ebm, t\u00eb arsyesh\u00ebm dhe gjith\u00ebp\u00ebrfshir\u00ebs.<\/p>\n<p>Zyrtar\u00ebt kinez\u00eb zotohen se do t\u00eb marrin pjes\u00eb aktive n\u00eb \u00e7\u00ebshtjet e t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut t\u00eb OKB-s\u00eb, do t\u00eb zhvillojn\u00eb dialog dhe shk\u00ebmbime me t\u00eb gjitha pal\u00ebt n\u00eb baz\u00eb t\u00eb barazis\u00eb dhe respektit t\u00eb nd\u00ebrsjell\u00eb, dhe do t\u00eb forcojn\u00eb solidaritetin dhe bashk\u00ebpunimin me t\u00eb gjitha vendet.<\/p>\n<p>M\u00eb tej, Pekini zyrtar argumenton se zhvillimi teknologjik duhet t\u00eb sh\u00ebrbej\u00eb p\u00ebr p\u00ebrmir\u00ebsimin e mir\u00ebqenies s\u00eb njer\u00ebzve dhe jo p\u00ebr krijimin e formave t\u00eb reja t\u00eb pabarazis\u00eb. N\u00eb nivel nd\u00ebrkomb\u00ebtar, u riafirmua mb\u00ebshtetja e Kin\u00ebs p\u00ebr multilateralizmin dhe p\u00ebr nj\u00eb qeverisje globale t\u00eb t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut q\u00eb bazohet n\u00eb dialog, respekt t\u00eb nd\u00ebrsjell\u00eb dhe bashk\u00ebpunim. Siguria, zhvillimi dhe bashk\u00ebpunimi jan\u00eb elemente t\u00eb nd\u00ebrlidhura dhe se promovimi i t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut nuk mund t\u00eb shk\u00ebputet nga stabiliteti dhe zhvillimi ekonomik. Po ashtu, Kina shpreh gatishm\u00ebrin\u00eb p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb pjes\u00eb m\u00eb aktivisht n\u00eb mekanizmat e Kombeve t\u00eb Bashkuara dhe n\u00eb shk\u00ebmbimet nd\u00ebrkomb\u00ebtare mbi k\u00ebt\u00eb tem\u00eb.<\/p>\n<p>Forumi theksoi \u00a0promovimin e p\u00ebrmbushjes s\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsive t\u00eb t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut nga korporatat, p\u00ebr shembull, p\u00ebrmir\u00ebsimin e sistemit t\u00eb vler\u00ebsimit t\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsis\u00eb sociale t\u00eb korporatave n\u00eb prokurimin qeveritar dhe ofrimin e trajnimit dhe mb\u00ebshtetjes s\u00eb nevojshme p\u00ebr nd\u00ebrmarrjet p\u00ebrkat\u00ebse.<\/p>\n<p>Kina ka ndjekur dhe ndjek parimet e barazis\u00eb, besimit t\u00eb nd\u00ebrsjell\u00eb, p\u00ebrfshirjes, t\u00eb m\u00ebsuarit t\u00eb nd\u00ebrsjell\u00eb, bashk\u00ebpunimit fitimprur\u00ebs p\u00ebr t\u00eb dyja pal\u00ebt dhe zhvillimit t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt, dhe p\u00ebrmbush detyrimet e saj nd\u00ebrkomb\u00ebtare p\u00ebr t\u00eb drejtat e njeriut me nj\u00eb ndjenj\u00eb t\u00eb fort\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsie.<\/p>\n<p>K\u00ebshtu \u00a0paraqitet nj\u00eb korniz\u00eb e gjer\u00eb politikash q\u00eb synon forcimin e mbrojtjes s\u00eb t\u00eb drejtave t\u00eb qytetar\u00ebve n\u00eb t\u00eb gjitha fushat e jet\u00ebs, n\u00eb nj\u00eb qasje gjith\u00ebp\u00ebrfshir\u00ebse, ku zhvillimi ekonomik, mir\u00ebqenia sociale, shteti i s\u00eb drejt\u00ebs, mbrojtja e mjedisit, p\u00ebrparimi teknologjik dhe bashk\u00ebpunimi nd\u00ebrkomb\u00ebtar trajtohen si elemente t\u00eb nd\u00ebrlidhura p\u00ebr garantimin e t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut. N\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim, vendoset n\u00eb qend\u00ebr rritja e \u00a0standardit t\u00eb jetes\u00ebs, krijimi i mund\u00ebsive t\u00eb reja dhe zgjerimi i rrjetit t\u00eb mbrojtjes sociale.<\/p>\n<p><i>S\u00eb fundmi<\/i>, mesazhi q\u00eb del nga dokumentet dhe diskutimet e zhvilluara n\u00eb Pekin \u00ebsht\u00eb se koncepti i t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut po evoluon s\u00eb bashku me transformimet globale. T\u00eb drejtat nuk marrin kuptim vet\u00ebm n\u00eb let\u00ebr. Ato b\u00ebhen reale kur \u00e7do njeri ka mund\u00ebsin\u00eb t\u00eb jetoj\u00eb me dinjitet, t\u00eb arsimohet, t\u00eb kujdeset p\u00ebr sh\u00ebndetin dhe t\u00eb nd\u00ebrtoj\u00eb t\u00eb ardhmen e tij. Pik\u00ebrisht k\u00ebt\u00eb lidhje mes zhvillimit dhe t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut thekson qasja q\u00eb promovon Kina. Kina argumenton se e drejta p\u00ebr zhvillim mbetet themeli mbi t\u00eb cilin nd\u00ebrtohen t\u00eb gjitha t\u00eb drejtat e tjera, dhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye, vizioni i Kin\u00ebs p\u00ebr zhvillimin e t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut, shpaloset duke i lidhur ato ngusht\u00eb me zhvillimin ekonomik, drejt\u00ebsin\u00eb sociale, mbrojtjen e mjedisit, inovacionin teknologjik dhe bashk\u00ebpunimin nd\u00ebrkomb\u00ebtar.<\/p>\n<p><strong>AIGS<\/strong><\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>n\u00eb Pekin, u zhvillua \u201cForumi Global p\u00ebr Qeverisjen e t\u00eb Drejtave t\u00eb Njeriut 2026\u2033\/Foto nga Ministria e Jashtme e Kin\u00ebs N\u00eb nj\u00eb bot\u00eb q\u00eb ndryshon me ritme t\u00eb paprecedenta, ku pabarazit\u00eb ekonomike, tensionet gjeopolitike dhe revolucioni teknologjik po riform\u00ebsojn\u00eb realitetin global, edhe debati mbi t\u00eb drejtat e njeriut po fiton nj\u00eb perspektiv\u00eb t\u00eb re. N\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2,"featured_media":7435,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_acf_changed":false,"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-7434","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-analysis"],"acf":[],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/globalizationinstitute.al\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/7434","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/globalizationinstitute.al\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/globalizationinstitute.al\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/globalizationinstitute.al\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/globalizationinstitute.al\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=7434"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/globalizationinstitute.al\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/7434\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":7436,"href":"https:\/\/globalizationinstitute.al\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/7434\/revisions\/7436"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/globalizationinstitute.al\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/7435"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/globalizationinstitute.al\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=7434"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/globalizationinstitute.al\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=7434"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/globalizationinstitute.al\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=7434"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}