{"id":8188,"date":"2026-09-13T10:38:58","date_gmt":"2026-09-13T10:38:58","guid":{"rendered":"https:\/\/globalizationinstitute.al\/?p=8188"},"modified":"2026-09-13T10:38:58","modified_gmt":"2026-09-13T10:38:58","slug":"brics-dhe-arkitektura-e-re-e-bashkepunimit-global","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/globalizationinstitute.al\/sq\/brics-dhe-arkitektura-e-re-e-bashkepunimit-global\/","title":{"rendered":"BRICS dhe arkitektura e re e bashk\u00ebpunimit global"},"content":{"rendered":"<p style=\"text-align: center;\">Foto nga Xinhua<\/p>\n<p style=\"text-align: left;\" align=\"center\">Samiti i 18-t\u00eb i BRICS-it u zhvillua n\u00eb Delhi, Indi, m\u00eb 12 shtator, duke mbledhur s\u00eb bashku lider\u00ebt e vendeve n\u00eb nj\u00eb periudh\u00eb ndryshimesh t\u00eb thella n\u00eb kuadrin politik dhe ekonomik global. Me q\u00ebndrueshm\u00ebrin\u00eb, inovacionin, bashk\u00ebpunimin dhe zhvillimin n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb agjend\u00ebs s\u00eb k\u00ebtij viti, samiti u zhvillua n\u00eb nj\u00eb moment kur BRICS sh\u00ebnonte 20-vjetorin e tij. Gjat\u00eb dy dekadave t\u00eb fundit, ai ka evoluar nga grupimi fillestar n\u00eb nj\u00eb platform\u00eb m\u00eb t\u00eb gjer\u00eb, q\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsonte nj\u00eb Jug Global gjithnj\u00eb e m\u00eb t\u00eb larmish\u00ebm.<\/p>\n<p>BRICS u formua fillimisht nga Brazili, Rusia, India dhe Kina, nd\u00ebrsa Afrika e Jugut iu bashkua m\u00eb von\u00eb. Sot grupi p\u00ebrfshin edhe Egjiptin, Etiopin\u00eb, Iranin, Arabin\u00eb Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Indonezin\u00eb, si dhe 10 vende t\u00eb tjera partnere. S\u00eb bashku, grupi p\u00ebrfaq\u00ebson z\u00ebrin e rreth gjysm\u00ebs s\u00eb njer\u00ebzimit, t\u00eb rreth 40% t\u00eb PBB-s\u00eb globale dhe t\u00eb nj\u00eb t\u00eb kat\u00ebrt\u00ebs s\u00eb tregtis\u00eb bot\u00ebrore. Por, r\u00ebnd\u00ebsia e tij shkon p\u00ebrtej shifrave. Ai pasqyron nj\u00eb d\u00ebshir\u00eb n\u00eb rritje t\u00eb vendeve n\u00eb zhvillim p\u00ebr t\u00eb pasur nj\u00eb z\u00eb m\u00eb t\u00eb fuqish\u00ebm n\u00eb \u00e7\u00ebshtjet nd\u00ebrkomb\u00ebtare dhe m\u00eb shum\u00eb mund\u00ebsi zgjedhjeje n\u00eb partneritetet e tyre ekonomike dhe diplomatike.<\/p>\n<p>Si organizat\u00eb q\u00eb po merr gjithnj\u00eb e m\u00eb shum\u00eb pesh\u00eb n\u00eb sken\u00ebn nd\u00ebrkomb\u00ebtare, BRICS synon t\u00eb promovoj\u00eb nj\u00eb z\u00eb m\u00eb t\u00eb fuqish\u00ebm p\u00ebr Jugun Global dhe t\u00eb ofroj\u00eb nj\u00eb alternativ\u00eb, jo nj\u00eb z\u00ebvend\u00ebsim, ndaj nj\u00eb rendi bot\u00ebror q\u00eb tradicionalisht \u00ebsht\u00eb p\u00ebrqendruar rreth fuqive per\u00ebndimore.<\/p>\n<p><strong>Presidenti Xi n\u00eb Samitin e 18-t\u00eb t\u00eb BRICS-it<\/strong><\/p>\n<p><em><img fetchpriority=\"high\" decoding=\"async\" class=\"aligncenter\" src=\"https:\/\/38picres.cgtn.com\/photoAlbum\/page\/performance\/img\/2026\/9\/13\/1789274270224_545.jpg\" width=\"1165\" height=\"975\" \/><\/em><\/p>\n<p style=\"text-align: center;\"><em>Foto nga Xinhua<\/em><\/p>\n<p>Presidenti kinez Xi Jinping mori pjes\u00eb n\u00eb Samitin e 18-t\u00eb t\u00eb BRICS-it n\u00eb Delhi, Indi, me ftes\u00eb t\u00eb Kryeministrit Indian Narendra Modi. N\u00eb samit, Xi iu bashkua udh\u00ebheq\u00ebsve t\u00eb tjer\u00eb n\u00eb hartimin e nj\u00eb kursi t\u00eb ri p\u00ebr zhvillimin me cil\u00ebsi t\u00eb lart\u00eb t\u00eb bashk\u00ebpunimit m\u00eb t\u00eb madh t\u00eb BRICS, duke bashkuar forc\u00ebn kolektive t\u00eb Jugut Global dhe duke kontribuar n\u00eb stabilitet dhe dinamik\u00eb pozitive n\u00eb nj\u00eb bot\u00eb q\u00eb po kalon ndryshime t\u00eb thella.<\/p>\n<p>N\u00eb fjalimin e tij Xi e cil\u00ebson mekanizmin e BRICS-it si platform\u00ebn m\u00eb me ndikim n\u00eb bot\u00eb p\u00ebr bashk\u00ebpunimin mes tregjeve n\u00eb zhvillim dhe vendeve t\u00eb Jugut Global, duke theksuar vitalitetin e tij n\u00eb 20-vjetorin e krijimit. Ky fjalim sh\u00ebnon manifestin e institucionalizimit t\u00eb multipolarizmit.<\/p>\n<p>Presidentit kinez i b\u00ebri thirrje vendeve an\u00ebtare t\u00eb b\u00ebhen pioniere n\u00eb kat\u00ebr fusha: zhvillim inovativ, ruajtjen e paqes dhe stabilitetit, m\u00ebsimin e nd\u00ebrsjell\u00eb mes qytet\u00ebrimeve dhe reformimin e p\u00ebrsosjen e qeverisjes globale.<\/p>\n<p>Ai tha se vendet e BRICS duhet t\u00eb q\u00ebndrojn\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb vendosur n\u00eb an\u00ebn e drejt\u00eb t\u00eb historis\u00eb,\u00a0t\u00eb p\u00ebrpiqen t\u00eb jen\u00eb pionier\u00eb t\u00eb koh\u00ebs, t\u00eb drejtojn\u00eb rendin nd\u00ebrkomb\u00ebtar drejt drejt\u00ebsis\u00eb dhe barazis\u00eb s\u00eb duhur, dhe t\u00eb punojn\u00eb s\u00eb bashku p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrtuar nj\u00eb bashk\u00ebsi me t\u00eb ardhme t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt t\u00eb njer\u00ebzimit.<\/p>\n<p>Fjalimet e Xi Jinping jan\u00eb gjithmon\u00eb t\u00eb pasura me metafora t\u00eb fuqishme e dinamike. P\u00ebrdorimi i figurave si &#8216;pionier\u00eb t\u00eb koh\u00ebs&#8217; dhe &#8216;uj\u00ebrat e trazuara t\u00eb historis\u00eb&#8217; i jep ligj\u00ebrimit t\u00eb tij nj\u00eb ton serioziteti sovran. Gjithashtu, p\u00ebrs\u00ebritja e fjal\u00ebs &#8216;pionier&#8217; disa her\u00eb krijon qart\u00eb iden\u00eb se Kina b\u00ebn thirrje jo vet\u00ebm p\u00ebr reflektim, por edhe p\u00ebr veprim.<\/p>\n<p>Duke p\u00ebrmendur t\u00ebrthorazi\u00a0<i>&#8220;mentalitetin e Luft\u00ebs se Ftoht\u00eb&#8221;<\/i>\u00a0dhe proteksionizmin, diskursi i Xi sfidon supremacin\u00eb dhe rendin unipolar. P\u00ebrfshirja e Inteligjenc\u00ebs Artificiale, hap\u00ebsir\u00ebs kibernetike dhe detit t\u00eb thell\u00eb tregon se BRICS po zhvendos me men\u00e7uri frontin e ndikimit nga ekonomia klasike te teknologjia e s\u00eb ardhmes.<\/p>\n<p>Xi u b\u00ebri thirrje an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb BRICS t\u00eb q\u00ebndrojn\u00eb t\u00eb sinqert\u00eb dhe t\u00eb hapur me nj\u00ebri-tjetrin, t\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb pika t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebta duke respektuar dallimet dhe t\u00eb respektojn\u00eb shqet\u00ebsimet thelb\u00ebsore t\u00eb nj\u00ebri-tjetrit.<\/p>\n<p>Ai gjithashtu b\u00ebri thirrje q\u00eb grupi t\u00eb thelloj\u00eb mir\u00ebkuptimin e nd\u00ebrsjell\u00eb p\u00ebrmes komunikimit dhe dialogut, t\u00eb trajtoj\u00eb si\u00e7 duhet dallimet dhe t\u00eb siguroj\u00eb q\u00eb bashk\u00ebpunimi i BRICS t\u00eb vazhdoj\u00eb t\u00eb ec\u00eb p\u00ebrpara n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb q\u00ebndrueshme.<\/p>\n<p>Praktikisht kjo \u00ebsht\u00eb busulla diplomatike e Kin\u00ebs p\u00ebr t\u00eb mbajtur t\u00eb bashkuar nj\u00eb grup q\u00eb n\u00eb thelb \u00ebsht\u00eb shum\u00eb heterogjen. \u00a0Vendet e BRICS-it jan\u00eb t\u00eb ndryshme p\u00ebr sa i p\u00ebrket sistemeve t\u00eb tyre politike dhe ekonomike, si dhe interesave komb\u00ebtare, gj\u00eb q\u00eb n\u00eb disa raste mund ta b\u00ebj\u00eb m\u00eb t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb arritjen e nj\u00eb konsensusi p\u00ebr \u00e7\u00ebshtje t\u00eb caktuara. Por, mund\u00ebsit\u00eb dhe potencialet e k\u00ebtij organizimi jan\u00eb shum\u00eb m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha se sfidat dhe nga Kina k\u00ebrkohet q\u00eb k\u00ebto mosp\u00ebrputhje t\u00eb mos e prishin bllokun. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb thirrje p\u00ebr pragmatiz\u00ebm dhe menaxhim dallimesh.<\/p>\n<p>N\u00eb fjal\u00ebt e presidentit, udh\u00ebkryqi i sot\u00ebm historik nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb k\u00ebrc\u00ebnim, por nj\u00eb ftes\u00eb e hapur p\u00ebr t\u00eb ritrajtuar fatin e njer\u00ebzimit. Ky diskurs mbart nj\u00eb mesazh t\u00eb qart\u00eb: fuqia e v\u00ebrtet\u00eb nuk q\u00ebndron te izolimi apo imponimi, por te aft\u00ebsia p\u00ebr t&#8217;u bashkuar rreth ideve t\u00eb m\u00ebdha. Ai na kujton se ndryshimet e m\u00ebdha globale lindin kur vendet guxojn\u00eb t\u00eb besojn\u00eb te vet\u00ebmb\u00ebshtetja, inovacioni i p\u00ebrbashk\u00ebt dhe respekti i nd\u00ebrsjell\u00eb.<\/p>\n<p>Bota po hyn n\u00eb nj\u00eb epok\u00eb ku barazia nuk k\u00ebrkohet m\u00eb si lypje, po nd\u00ebrtohet si realitet. E ardhmja i p\u00ebrket atyre q\u00eb nd\u00ebrtojn\u00eb ura mir\u00ebkuptimi, p\u00ebrqafojn\u00eb t\u00eb ardhmen teknologjike dhe vendosin drejt\u00ebsin\u00eb n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb zhvillimit njer\u00ebzor. Ky fjalim sh\u00ebnon manifestin e institucionalizimit t\u00eb multipolarizmit.<\/p>\n<p><strong>BRICS n\u00eb arritje dhe projekte reale<\/strong><\/p>\n<p><em><img decoding=\"async\" class=\"aligncenter\" src=\"https:\/\/38picres.cgtn.com\/photoAlbum\/page\/performance\/img\/2026\/9\/13\/1789274582769_994.jpg\" width=\"1144\" height=\"763\" \/><\/em><\/p>\n<p style=\"text-align: center;\"><em>Foto nga VCG<\/em><\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa BRICS mblidhet p\u00ebr samitin e tij t\u00eb 18-t\u00eb, peizazhi global ka ndryshuar shum\u00eb q\u00eb nga samiti i par\u00eb n\u00eb 2009, dhe ka ardhur koha q\u00eb vendet n\u00eb zhvillim t\u00eb jen\u00eb aktor\u00eb dhe faktor\u00eb n\u00eb vendimmarrje duke qen\u00eb se jan\u00eb motor\u00eb t\u00eb rritjes globale.<\/p>\n<p>Tregtia ka qen\u00eb nj\u00eb fush\u00eb e madhe e transformimit. Tregtia brenda BRICS-it \u00ebsht\u00eb zgjeruar ndjesh\u00ebm gjat\u00eb dy dekadave, duke reflektuar pesh\u00ebn ekonomike n\u00eb rritje dhe nd\u00ebrlidhjen e ekonomive pjes\u00ebmarr\u00ebse. Kina \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb nj\u00eb forc\u00eb ve\u00e7an\u00ebrisht e r\u00ebnd\u00ebsishme n\u00eb k\u00ebt\u00eb proces, duke sh\u00ebrbyer si nj\u00eb partner i madh tregtar n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb an\u00ebtar\u00ebsin\u00eb e BRICS duke p\u00ebrb\u00ebr\u00eb nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb konsiderueshme t\u00eb tregtis\u00eb brenda grupit.<\/p>\n<p>Tregtia nuk mund t\u00eb zgjerohet n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb q\u00ebndrueshme pa infrastruktur\u00ebn fizike q\u00eb lejon mallrat, burimet dhe njer\u00ebzit t\u00eb l\u00ebvizin n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb efikase. Investimet n\u00eb porte, hekurudha, rrug\u00eb detare, rrjete logjistike dhe forma t\u00eb tjera t\u00eb lidhjes po b\u00ebhen nj\u00eb themel i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm p\u00ebr nj\u00eb bashk\u00ebpunim m\u00eb t\u00eb gjer\u00eb ekonomik brenda organizat\u00ebs.<\/p>\n<p>R\u00ebnd\u00ebsia n\u00eb rritje e BRICS-it lidhet gjithashtu me \u00e7\u00ebshtjet e q\u00ebndrueshm\u00ebris\u00eb. Tensionet aktuale gjeopolitike, mosmarr\u00ebveshjet tarifore, sanksionet dhe nd\u00ebrprerjet n\u00eb zinxhir\u00ebt global\u00eb t\u00eb furnizimit kan\u00eb nxjerr\u00eb n\u00eb pah cenueshm\u00ebrin\u00eb e vendeve q\u00eb varen shum\u00eb nga burimet e p\u00ebrqendruara t\u00eb tregtis\u00eb, financave, energjis\u00eb dhe burimeve strategjike. Ekonomit\u00eb e BRICS zot\u00ebrojn\u00eb s\u00eb bashku pjes\u00eb t\u00eb konsiderueshme t\u00eb burimeve globale, duke p\u00ebrfshir\u00eb naft\u00ebn bruto, mallrat bujq\u00ebsore, xeheroret dhe mineralet e tjera kritike. Kjo i jep grupit potencial t\u00eb konsideruesh\u00ebm p\u00ebr t\u00eb zhvilluar zinxhir\u00eb furnizimi m\u00eb elastik\u00eb dhe p\u00ebr t\u00eb forcuar bashk\u00ebpunimin n\u00eb fushat ku nd\u00ebrprerjet globale mund t\u00eb ken\u00eb pasoja t\u00eb menj\u00ebhershme ekonomike.<\/p>\n<p>Por, BRICS \u00ebsht\u00eb zgjeruar gjithashtu p\u00ebrtej financave dhe tregtis\u00eb, duke p\u00ebrfshir\u00eb sh\u00ebndetin publik, bujq\u00ebsin\u00eb, energjin\u00eb, ndryshimet klimatike, shkenc\u00ebn, inovacionin, arsimin dhe bashk\u00ebpunimin njer\u00ebzor. Iniciativa t\u00eb tilla si k\u00ebrkimi p\u00ebr vaksinat, rrjetet universitare dhe bashk\u00ebpunimi midis institucioneve shkencore, e b\u00ebjn\u00eb grupimin m\u00eb t\u00eb nd\u00ebrlidhur dhe m\u00eb funksional.<\/p>\n<p>N\u00eb nivel institucional, BRICS po k\u00ebrkon nj\u00ebkoh\u00ebsisht t\u00eb reformoj\u00eb strukturat ekzistuese t\u00eb qeverisjes globale dhe t\u00eb nd\u00ebrtoj\u00eb mekanizma plot\u00ebsues. Grupimi ka theksuar vazhdimisht r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb e Kombeve t\u00eb Bashkuara, t\u00eb drejt\u00ebs nd\u00ebrkomb\u00ebtare, multilateralizmit dhe nj\u00eb sistemi nd\u00ebrkomb\u00ebtar m\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsues. Reforma e institucioneve t\u00eb tilla si FMN-ja dhe Banka Bot\u00ebrore, duke p\u00ebrfshir\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsim m\u00eb t\u00eb madh p\u00ebr vendet n\u00eb zhvillim, mbetet nj\u00eb pjes\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme e k\u00ebsaj agjende.<\/p>\n<p><strong>Jugu Global n\u00eb k\u00ebt\u00eb kontekst dhe roli i Kin\u00ebs<\/strong><\/p>\n<p><em><img decoding=\"async\" class=\"aligncenter\" src=\"https:\/\/38picres.cgtn.com\/photoAlbum\/page\/performance\/img\/2026\/9\/13\/1789274689512_263.jpg\" \/><\/em><\/p>\n<p style=\"text-align: center;\"><em>Foto nga VCG<\/em><\/p>\n<p>P\u00ebr nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb gjat\u00eb, termi &#8220;Jugu Global&#8221; lidhej me vendet q\u00eb kishin nevoj\u00eb p\u00ebr ndihm\u00eb nga kombet m\u00eb t\u00eb pasura. Sot, ky perceptim po ndryshon. Shum\u00eb vende t\u00eb Jugut Global zot\u00ebrojn\u00eb popullsi t\u00eb m\u00ebdha, burime natyrore, tregje n\u00eb rritje dhe r\u00ebnd\u00ebsi strategjike gjeografike. Disa prej tyre po shnd\u00ebrrohen n\u00eb fuqi t\u00eb m\u00ebdha ekonomike n\u00eb vetvete.<\/p>\n<p>BRICS ka kaluar tashm\u00eb nga nj\u00eb grupim i ekonomive n\u00eb zhvillim n\u00eb nj\u00eb platform\u00eb m\u00eb t\u00eb gjer\u00eb p\u00ebr bashk\u00ebpunim n\u00eb pjes\u00ebn m\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb Jugut Global. Evolucioni i tij pasqyron nj\u00eb p\u00ebrpjekje n\u00eb rritje p\u00ebr t\u00eb forcuar bashk\u00ebpunimin midis vendeve, duke krijuar alternativa m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha ekonomike, financiare dhe institucionale brenda sistemit nd\u00ebrkomb\u00ebtar.<\/p>\n<p>Zgjerimi i BRICS tregon gjithashtu se k\u00ebrkesa p\u00ebr m\u00eb shum\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsim dhe p\u00ebr nj\u00eb sistem nd\u00ebrkomb\u00ebtar m\u00eb shum\u00ebpal\u00ebsh nuk \u00ebsht\u00eb m\u00eb nj\u00eb z\u00eb i kufizuar vet\u00ebm te disa vende. Organizata po p\u00ebrpiqet t\u00eb krijoj\u00eb m\u00eb shum\u00eb hap\u00ebsir\u00eb p\u00ebr bashk\u00ebpunim ekonomik, financiar dhe politik mes vendeve t\u00eb Jugut Global \u00a0dhe p\u00ebr t\u00eb forcuar rolin e tyre n\u00eb vendimmarrjen nd\u00ebrkomb\u00ebtare.<\/p>\n<p>Kina, si nj\u00eb mb\u00ebshtet\u00ebse e vendosur dhe pjes\u00ebmarr\u00ebse aktive n\u00eb BRICS, ka mb\u00ebshtetur vazhdimisht Frym\u00ebn e BRICS p\u00ebr hapje, p\u00ebrfshirje dhe bashk\u00ebpunim t\u00eb favorsh\u00ebm, duke punuar me partner\u00ebt e saj p\u00ebr t\u00eb shnd\u00ebrruar aspiratat e p\u00ebrbashk\u00ebta n\u00eb bashk\u00ebpunim praktik dhe p\u00ebr t\u00eb \u00e7uar p\u00ebrpara zhvillimin e p\u00ebrbashk\u00ebt.<\/p>\n<p>Kina ka nisur iniciativa p\u00ebr t\u00eb zgjeruar bashk\u00ebpunimin e BRICS n\u00eb fusha q\u00eb p\u00ebrfshijn\u00eb ekonomin\u00eb digjitale, industrit\u00eb e gjelbra dhe energjin\u00eb e past\u00ebr. Ajo gjithashtu ka propozuar programe t\u00eb reja n\u00eb inteligjenc\u00ebn artificiale dhe arsim.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, q\u00ebndrueshm\u00ebria nuk mund t\u00eb kufizohet vet\u00ebm n\u00eb sigurimin e furnizimeve. Ajo gjithashtu k\u00ebrkon kapacitet prodhues, zhvillim teknologjik dhe aft\u00ebsin\u00eb p\u00ebr t\u00eb l\u00ebvizur p\u00ebrtej nxjerrjes dhe eksportit t\u00eb thjesht\u00eb t\u00eb l\u00ebnd\u00ebve t\u00eb para. P\u00ebr vendet n\u00eb zhvillim, bashk\u00ebpunimi mund t\u00eb b\u00ebhet m\u00eb kuptimplot\u00eb kur mb\u00ebshtet p\u00ebrpunimin lokal, prodhimin, transferimin e teknologjis\u00eb, k\u00ebrkimin e p\u00ebrbashk\u00ebt dhe zhvillimin e aft\u00ebsive teknologjike vendase.<\/p>\n<p>K\u00ebtu roli i Kin\u00ebs n\u00eb bashk\u00ebpunimin Jug-Jug b\u00ebhet ve\u00e7an\u00ebrisht i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm. Angazhimi i Pekinit kombinon gjithnj\u00eb e m\u00eb shum\u00eb tregtin\u00eb, investimet, nd\u00ebrtimin e kapaciteteve industriale dhe zhvillimin e infrastruktur\u00ebs. Marr\u00ebdh\u00ebniet e saj ekonomike n\u00eb zgjerim me vendet n\u00eb Afrik\u00eb, Amerik\u00ebn Latine dhe Azi ofrojn\u00eb tregje p\u00ebr mallra, duke krijuar gjithashtu mund\u00ebsi p\u00ebr investime dhe aktivitete prodhuese.<\/p>\n<p><i>S\u00eb fundmi<\/i>, si \u00e7do organizat\u00eb q\u00eb kalon nga faza e zgjerimit drejt rritjes dhe maturimit institucional, edhe BRICS ka p\u00ebrpara nj\u00eb proces q\u00eb k\u00ebrkon koh\u00eb, vullnet politik dhe, mbi t\u00eb gjitha, aft\u00ebsi p\u00ebr t\u00eb gjetur kompromisin mes interesave dhe realiteteve t\u00eb ndryshme q\u00eb e p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb. N\u00eb k\u00ebt\u00eb proces, BRICS po l\u00ebviz gradualisht drejt nj\u00eb strukture m\u00eb t\u00eb konsoliduar dhe nj\u00eb z\u00ebri m\u00eb t\u00eb koordinuar n\u00eb sken\u00ebn nd\u00ebrkomb\u00ebtare. Ambicia nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm t\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsoj\u00eb nj\u00eb pesh\u00eb t\u00eb re ekonomike dhe politike, por t\u00eb shnd\u00ebrrohet n\u00eb nj\u00eb aktor strategjik me qasje globale.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb kuptim, BRICS p\u00ebrfaq\u00ebson nj\u00eb nga zhvillimet m\u00eb dometh\u00ebn\u00ebse t\u00eb transformimit t\u00eb rendit nd\u00ebrkomb\u00ebtar. Ai bashkon vende q\u00eb p\u00ebr nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb gjat\u00eb jan\u00eb par\u00eb nga qendra e sistemit si periferi t\u00eb tij, por q\u00eb sot nuk pranojn\u00eb m\u00eb t\u00eb mbeten vet\u00ebm n\u00eb rolin e v\u00ebzhguesit t\u00eb historis\u00eb. Ajo q\u00eb po merr form\u00eb p\u00ebrmes BRICS nuk duhet par\u00eb domosdoshm\u00ebrisht si nj\u00eb alternativ\u00eb ndaj institucioneve t\u00eb Per\u00ebndimit, por si shfaqja e nj\u00eb hap\u00ebsire t\u00eb re politike dhe ekonomike, ku k\u00ebrkohet nj\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsim m\u00eb i gjer\u00eb i realiteteve t\u00eb bot\u00ebs s\u00eb sotme.<\/p>\n<p><strong>AIGS<\/strong><\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Foto nga Xinhua Samiti i 18-t\u00eb i BRICS-it u zhvillua n\u00eb Delhi, Indi, m\u00eb 12 shtator, duke mbledhur s\u00eb bashku lider\u00ebt e vendeve n\u00eb nj\u00eb periudh\u00eb ndryshimesh t\u00eb thella n\u00eb kuadrin politik dhe ekonomik global. Me q\u00ebndrueshm\u00ebrin\u00eb, inovacionin, bashk\u00ebpunimin dhe zhvillimin n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb agjend\u00ebs s\u00eb k\u00ebtij viti, samiti u zhvillua n\u00eb nj\u00eb moment kur [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2,"featured_media":8189,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_acf_changed":false,"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-8188","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-analysis"],"acf":[],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/globalizationinstitute.al\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/8188","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/globalizationinstitute.al\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/globalizationinstitute.al\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/globalizationinstitute.al\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/globalizationinstitute.al\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=8188"}],"version-history":[{"count":2,"href":"https:\/\/globalizationinstitute.al\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/8188\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":8191,"href":"https:\/\/globalizationinstitute.al\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/8188\/revisions\/8191"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/globalizationinstitute.al\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/8189"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/globalizationinstitute.al\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=8188"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/globalizationinstitute.al\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=8188"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/globalizationinstitute.al\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=8188"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}