{"id":8303,"date":"2026-09-28T10:14:41","date_gmt":"2026-09-28T10:14:41","guid":{"rendered":"https:\/\/globalizationinstitute.al\/?p=8303"},"modified":"2026-09-28T10:14:41","modified_gmt":"2026-09-28T10:14:41","slug":"hong-kongu-mes-narrativave-dhe-betejes-per-te-verteten","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/globalizationinstitute.al\/sq\/hong-kongu-mes-narrativave-dhe-betejes-per-te-verteten\/","title":{"rendered":"Hong Kongu mes narrativave dhe betej\u00ebs p\u00ebr t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn"},"content":{"rendered":"<p style=\"text-align: center;\"><em>Hong Kongu\/Foto nga VCG<\/em><\/p>\n<p>Ka qytete q\u00eb nuk mund t\u00eb kuptohen vet\u00ebm duke par\u00eb hart\u00ebn. Hong Kongu \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga ato vende ku historia nuk ka p\u00ebrfunduar kurr\u00eb s\u00eb debatuari me t\u00eb tashmen. N\u00eb disa kilometra katror\u00eb takohen Kina dhe Per\u00ebndimi, kujtesa koloniale dhe rendi i ri nd\u00ebrkomb\u00ebtar, tregu global dhe sovraniteti komb\u00ebtar, ligji i zakonsh\u00ebm dhe nj\u00eb sistem kushtetues q\u00eb buron nga parimi \u201cnj\u00eb shtet, dy sisteme.\u201d Prandaj, sa her\u00eb q\u00eb flitet p\u00ebr Hong Kongun, nuk flitet vet\u00ebm p\u00ebr nj\u00eb qytet. Flitet edhe p\u00ebr m\u00ebnyr\u00ebn se si Per\u00ebndimi e sheh Kin\u00ebn dhe, ndoshta akoma m\u00eb shum\u00eb, p\u00ebr m\u00ebnyr\u00ebn se si Per\u00ebndimi e sheh veten n\u00eb raport me Kin\u00ebn.<\/p>\n<p>Pik\u00ebrisht p\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye, \u00e7do raport mbi Hong Kongun \u00ebsht\u00eb m\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb dokument teknik. Ai \u00ebsht\u00eb edhe nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb p\u00ebr ta par\u00eb qytetin, p\u00ebr ta interpretuar at\u00eb dhe, n\u00eb nj\u00ebfar\u00eb mase, p\u00ebr t\u2019i dh\u00ebn\u00eb kuptim zhvillimeve t\u00eb tij. Raporti vjetor i Bashkimit Evropian p\u00ebr Hong Kongun, i publikuar m\u00eb 22 shtator 2026 dhe q\u00eb mbulon zhvillimet e vitit 2025, rikthen n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb v\u00ebmendjes \u00e7\u00ebshtjet e autonomis\u00eb, t\u00eb drejtave dhe lirive, siguris\u00eb komb\u00ebtare, sistemit gjyq\u00ebsor dhe zhvillimit politik t\u00eb qytetit \u00a0(European External Action Service). Nj\u00eb dit\u00eb m\u00eb von\u00eb, Qeveria e Rajonit t\u00eb Posa\u00e7\u00ebm Administrativ t\u00eb Hong Kongut e hodhi posht\u00eb raportin si t\u00eb pabazuar dhe t\u00eb nj\u00ebansh\u00ebm, duke argumentuar se ai nuk pasqyron realitetin e Hong Kongut dhe nuk merr parasysh rendin kushtetues n\u00eb t\u00eb cilin funksionon qyteti. K\u00ebtu nis nj\u00eb pyetje m\u00eb e madhe se vet\u00eb raporti: kur dy pal\u00eb shohin t\u00eb nj\u00ebjtin qytet dhe arrijn\u00eb n\u00eb p\u00ebrfundime kaq t\u00eb ndryshme, ku q\u00ebndron problemi? Te faktet, te interpretimi i tyre, apo te pasqyra p\u00ebrmes s\u00eb cil\u00ebs secila pal\u00eb zgjedh ta shoh\u00eb Hong Kongun?<\/p>\n<p style=\"text-align: center;\"><img decoding=\"async\" src=\"https:\/\/38picres.cgtn.com\/photoAlbum\/page\/performance\/img\/2026\/9\/28\/1790578741343_572.jpg\" \/><em>Hong Kongu\/Foto nga VCG<\/em><\/p>\n<p><strong>Kur krahasimi b\u00ebhet standard<\/strong><\/p>\n<p>Raporti i ri i BE-s\u00eb e sheh Hong Kongun p\u00ebrmes \u201cerozionit\u201d t\u00eb autonomis\u00eb dhe lirive. Por qyteti q\u00eb p\u00ebrshkruhet n\u00eb raport nuk \u00ebsht\u00eb i vetmi Hong Kong q\u00eb ekziston. Mes siguris\u00eb komb\u00ebtare, sovranitetit, ekonomis\u00eb dhe standardeve evropiane, debati ngre nj\u00eb pyetje m\u00eb t\u00eb madhe: a po analizohet realiteti i Hong Kongut, apo po matet ai me nj\u00eb met\u00ebr q\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb i tij?<\/p>\n<p>N\u00eb dokumentet evropiane t\u00eb viteve t\u00eb fundit p\u00ebrs\u00ebritet ideja se autonomia, lirit\u00eb dhe t\u00eb drejtat n\u00eb Hong Kong jan\u00eb dob\u00ebsuar pas zbatimit t\u00eb Ligjit p\u00ebr Sigurin\u00eb Komb\u00ebtare. Gjuha e p\u00ebrdorur ka kaluar nga \u201cerozion i vazhduesh\u00ebm\u201d n\u00eb \u201cp\u00ebrkeq\u00ebsim t\u00eb vazhduesh\u00ebm\u201d dhe m\u00eb pas n\u00eb \u201cthellim t\u00eb erozionit\u201d. K\u00ebtu q\u00ebndron nj\u00eb nga \u00e7\u00ebshtjet m\u00eb interesante t\u00eb debatit: dallimi midis nj\u00eb fakti dhe nj\u00eb p\u00ebrfundimi.<\/p>\n<p>Fakti \u00ebsht\u00eb se jan\u00eb miratuar ligje t\u00eb reja p\u00ebr sigurin\u00eb komb\u00ebtare, se jan\u00eb zhvilluar procese gjyq\u00ebsore, se \u00ebsht\u00eb reformuar sistemi zgjedhor apo se jan\u00eb nd\u00ebrmarr\u00eb masa ndaj personave q\u00eb ndodhen jasht\u00eb Hong Kongut. Por nga ky fakt deri te p\u00ebrfundimi se k\u00ebto zhvillime p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb domosdoshm\u00ebrisht nj\u00eb cenim t\u00eb t\u00eb drejtave ekziston nj\u00eb hap tjet\u00ebr, nj\u00eb hap interpretimi. Ky dallim \u00ebsht\u00eb i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm jo vet\u00ebm p\u00ebr Hong Kongun. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb nga pyetjet themelore t\u00eb \u00e7do analize politike serioze.<\/p>\n<p style=\"text-align: center;\"><img decoding=\"async\" src=\"https:\/\/38picres.cgtn.com\/photoAlbum\/page\/performance\/img\/2026\/9\/28\/1790578789057_819.jpg\" \/><em>M\u00eb 24 shtator 2026, n\u00eb Hong Kong, n\u00eb prag t\u00eb Fest\u00ebs s\u00eb Mesvjesht\u00ebs, u mbajt nj\u00eb aktivitet folklorik me valle dragoi zjarri n\u00eb Tai Hang, Causeway Bay, Hong Kong.\/Foto nga VCG<\/em><\/p>\n<p>Nj\u00eb tjet\u00ebr pik\u00eb e debatit \u00ebsht\u00eb vet\u00eb kuptimi i autonomis\u00eb. Hong Kongu nuk \u00ebsht\u00eb shtet sovran. Sipas Ligjit Baz\u00eb, ai \u00ebsht\u00eb nj\u00eb Rajon i Posa\u00e7\u00ebm Administrativ i Republik\u00ebs Popullore t\u00eb Kin\u00ebs, me nj\u00eb shkall\u00eb t\u00eb lart\u00eb autonomie, nd\u00ebrsa mbrojtja dhe pun\u00ebt e jashtme i p\u00ebrkasin pushtetit qendror. Autonomia e Hong Kongut \u00ebsht\u00eb e lart\u00eb, por nuk \u00ebsht\u00eb sovranitet. Mbrojtja dhe pun\u00ebt e jashtme i p\u00ebrkasin qeveris\u00eb qendrore kineze. Kjo \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb e vet\u00eb arkitektur\u00ebs kushtetuese t\u00eb qytetit. Prandaj nj\u00eb pyetje duhet b\u00ebr\u00eb sa her\u00eb q\u00eb n\u00eb nj\u00eb raport shfaqet fjala \u201cautonomi\u201d: \u00e7far\u00eb autonomie? N\u00eb cil\u00ebn fush\u00eb? E p\u00ebrcaktuar nga cili nen? E matur me cilin standard? N\u00ebse nuk ka p\u00ebrgjigje t\u00eb qarta, \u201cerozioni i autonomis\u00eb\u201d\u00a0 rrezikon t\u00eb b\u00ebhet m\u00eb tep\u00ebr nj\u00eb formul\u00eb politike sesa nj\u00eb koncept analitik.<\/p>\n<p>Edhe drejt\u00ebsia k\u00ebrkon t\u00eb nj\u00ebjtin kujdes. Nj\u00eb person mund t\u00eb jet\u00eb aktivist, gazetar apo figur\u00eb politike dhe kjo mund t\u00eb ket\u00eb r\u00ebnd\u00ebsi p\u00ebr kontekstin e \u00e7\u00ebshtjes, por identiteti i tij nuk mund t\u00eb z\u00ebvend\u00ebsoj\u00eb analiz\u00ebn e akuzave. P\u00ebr t\u00eb gjykuar nj\u00eb proces duhet t\u00eb shihen ligji, provat, arsyetimi gjyq\u00ebsor, garancit\u00eb procedurale dhe e drejta e ankimit. Standardi duhet t\u00eb jet\u00eb ai q\u00eb p\u00ebrcakton vet\u00eb sistemin juridik t\u00eb Hong Kongut: Ligji Baz\u00eb dhe kuadri kushtetues i Republik\u00ebs Popullore t\u00eb Kin\u00ebs. Sepse n\u00eb vend q\u00eb t\u00eb pyesim n\u00ebse Hong Kongu i ngjan Evrop\u00ebs, duhet t\u00eb pyesim n\u00ebse institucionet e Hong Kongut funksionojn\u00eb sipas rregullave q\u00eb p\u00ebrcaktojn\u00eb statusin e tij.<\/p>\n<p><strong>Siguria, liria dhe kufiri q\u00eb ndryshon sipas k\u00ebndv\u00ebshtrimit<\/strong><\/p>\n<p>Ligjet e siguris\u00eb komb\u00ebtare jan\u00eb sot pjes\u00eb e realitetit t\u00eb pothuajse \u00e7do shteti modern. Debati nuk \u00ebsht\u00eb thjesht n\u00ebse nj\u00eb shtet duhet t\u00eb ket\u00eb ligje t\u00eb tilla, por se \u00e7far\u00eb p\u00ebrfshijn\u00eb ato, si kufizohen kompetencat e tyre dhe si ruhet ekuilibri midis siguris\u00eb dhe t\u00eb drejtave. Qeveria e Hong Kongut e nd\u00ebrton argumentin e saj pik\u00ebrisht mbi k\u00ebt\u00eb ekuilib\u00ebr. Sipas saj, Ligji p\u00ebr Sigurin\u00eb Komb\u00ebtare dhe Urdh\u00ebresa p\u00ebr Mbrojtjen e Siguris\u00eb synojn\u00eb aktet q\u00eb rrezikojn\u00eb sigurin\u00eb, nd\u00ebrsa t\u00eb drejtat dhe lirit\u00eb mbrohen n\u00eb p\u00ebrputhje me Ligjin Baz\u00eb dhe instrumentet nd\u00ebrkomb\u00ebtare t\u00eb zbatueshme n\u00eb Hong Kong. N\u00eb k\u00ebt\u00eb k\u00ebndv\u00ebshtrim, siguria nuk paraqitet si kund\u00ebrshtare e liris\u00eb, por si kusht p\u00ebr stabilitetin n\u00eb t\u00eb cilin k\u00ebto t\u00eb drejta mund t\u00eb ushtrohen.<\/p>\n<p style=\"text-align: center;\"><img decoding=\"async\" src=\"https:\/\/38picres.cgtn.com\/photoAlbum\/page\/performance\/img\/2026\/9\/28\/1790578835500_321.jpg\" \/><em>M\u00eb 18 shtator 2026, n\u00eb Yuen Long, Hong Kong, nd\u00ebrsa po afrohej Ekuinoksi i Vjesht\u00ebs, rrug\u00ebt e Yuen Long ishin plot aktivitet.\/Foto nga VCG<\/em><\/p>\n<p>BE-ja, nga ana tjet\u00ebr, e sheh zgjerimin e kuadrit t\u00eb siguris\u00eb komb\u00ebtare p\u00ebrmes nj\u00eb lenteje tjet\u00ebr. Raporti i saj e lidh k\u00ebt\u00eb zhvillim me shqet\u00ebsimet p\u00ebr autonomin\u00eb, t\u00eb drejtat politike, shoq\u00ebrin\u00eb civile dhe median. Vet\u00eb BE-ja, n\u00eb raportet e saj vjetore, e ka vendosur prej koh\u00ebsh zbatimin e parimit \u201cnj\u00eb shtet, dy sisteme\u201d dhe autonomin\u00eb e Hong Kongut n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb v\u00ebmendjes. \u00a0P\u00ebr BE-n\u00eb, ligji \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga faktor\u00ebt kryesor\u00eb pas asaj q\u00eb ajo e konsideron dob\u00ebsim t\u00eb autonomis\u00eb dhe lirive. P\u00ebr autoritetet e Hong Kongut, e kund\u00ebrta \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb: ligji shihet si mekaniz\u00ebm p\u00ebr rikthimin e stabilitetit, mbrojtjen e rendit kushtetues dhe krijimin e kushteve p\u00ebr zhvillim. Dy k\u00ebndv\u00ebshtrime. Dy sisteme referimi. Dhe, mbi t\u00eb gjitha, dy kuptime t\u00eb ndryshme t\u00eb asaj q\u00eb quhet rend politik. Por nj\u00eb gj\u00eb duhet pranuar: t\u00eb drejtat nuk jan\u00eb nj\u00eb koncept q\u00eb ekziston jasht\u00eb ligjit. Edhe sistemet m\u00eb liberale i njohin kufizime t\u00eb caktuara kur p\u00ebrballen me sigurin\u00eb komb\u00ebtare, terrorizmin, rendin publik apo t\u00eb drejtat e t\u00eb tjer\u00ebve. Vet\u00eb qeveria e Hong Kongut e p\u00ebrdor k\u00ebt\u00eb argument duke iu referuar edhe standardeve t\u00eb ICCPR-s\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Paradoksi q\u00eb nuk futet n\u00eb nj\u00eb raport politik<\/strong><\/p>\n<p>Pastaj vjen nj\u00eb fakt q\u00eb e b\u00ebn historin\u00eb m\u00eb t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb. Ekonomia. N\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtat raporte ku Brukseli shpreh shqet\u00ebsime p\u00ebr zhvillimet politike dhe juridike, pranon se Hong Kongu vazhdon t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb qend\u00ebr e r\u00ebnd\u00ebsishme financiare dhe tregtare. Rreth 1,770 kompani evropiane vazhdojn\u00eb t\u00eb jen\u00eb aktive n\u00eb qytet, sipas materialit t\u00eb raportit t\u00eb vitit 2026 t\u00eb cituar n\u00eb dokument. Nj\u00eb qytet nuk mund t\u00eb p\u00ebrshkruhet si ekonomikisht i par\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm vet\u00ebm sepse politikisht nuk na p\u00eblqen drejtimi q\u00eb ka marr\u00eb. Sepse ekonomia ka m\u00ebnyr\u00ebn e saj t\u00eb heshtur p\u00ebr t\u00eb folur.<\/p>\n<p>Kapitali nuk shkruan editorial\u00eb. Kompanit\u00eb nuk b\u00ebjn\u00eb deklarata morale p\u00ebr \u00e7do ndryshim politik. Investitor\u00ebt, bankat dhe sip\u00ebrmarrjet llogarisin riskun, mund\u00ebsit\u00eb, tregjet, lidhjet, infrastruktur\u00ebn dhe perspektiv\u00ebn afatgjat\u00eb.<\/p>\n<p>Dhe Hong Kongu vazhdon t\u00eb ruaj\u00eb nj\u00eb rol t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm n\u00eb sistemin ekonomik nd\u00ebrkomb\u00ebtar. Vet\u00eb qeveria e Hong Kongut \u00a0e paraqet qytetin si nj\u00eb \u201csuper-lidh\u00ebs\u201d midis Kin\u00ebs dhe bot\u00ebs, duke theksuar pjes\u00ebmarrjen e tij n\u00eb OBT dhe APEC, rolin si qend\u00ebr financiare e tregtare dhe integrimin n\u00eb zhvillimin e Zon\u00ebs s\u00eb Madhe t\u00eb Gjirit Guangdong\u2013Hong Kong\u2013Macao dhe n\u00eb nism\u00ebn \u201cNj\u00eb brez, nj\u00eb rrug\u00eb\u201d. \u00a0K\u00ebtu shfaqet nj\u00eb tjet\u00ebr element i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm: Hong Kongu nuk mund t\u00eb kuptohet vet\u00ebm p\u00ebrmes konfliktit politik. Ai duhet par\u00eb edhe p\u00ebrmes ekonomis\u00eb s\u00eb tij, pozit\u00ebs gjeografike, lidhjeve me Kin\u00ebn kontinentale dhe rolit t\u00eb tij n\u00eb bot\u00eb. Pik\u00ebrisht kjo e b\u00ebn qytetin kaq t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb.<\/p>\n<p style=\"text-align: center;\"><img decoding=\"async\" src=\"https:\/\/38picres.cgtn.com\/photoAlbum\/page\/performance\/img\/2026\/9\/28\/1790578873821_33.jpg\" \/><em>M\u00eb 15 shtator 2026, n\u00eb Hong Kong t\u00eb Kin\u00ebs, u b\u00eb nj\u00eb pamje ajrore e Parkut t\u00eb Hong Kongut t\u00eb Zon\u00ebs s\u00eb Bashk\u00ebpunimit p\u00ebr Inovacionin Shkencor dhe Teknologjik Shenzhen-Hong Kong n\u00eb Unaz\u00ebn Lok Ma Chau.\/Foto nga VCG<\/em><\/p>\n<p>Hong Kongu \u00ebsht\u00eb nj\u00eb hap\u00ebsir\u00eb ku takohen dy bot\u00eb, por nuk \u00ebsht\u00eb thjesht nj\u00eb ur\u00eb pasive mes tyre. Ai \u00ebsht\u00eb nj\u00eb qend\u00ebr me interesa t\u00eb veta, institucione t\u00eb veta dhe nj\u00eb histori t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb. Dhe historia, si gjithmon\u00eb, nuk \u00ebsht\u00eb e nj\u00ebjt\u00eb nga t\u00eb dyja an\u00ebt e detit.<\/p>\n<p>Hong Kongu nuk \u00ebsht\u00eb as \u201cqyteti q\u00eb po shembet\u201d, as \u201cqyteti ku gjith\u00e7ka \u00ebsht\u00eb zgjidhur\u201d. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb qytet n\u00eb transformim. Dhe transformimi i tij duhet par\u00eb n\u00eb t\u00ebr\u00ebsi. Qeveria e Hong Kongut e sheh k\u00ebt\u00eb faz\u00eb si kalimin nga \u201cstabiliteti drejt prosperitetit\u201d. Ajo thekson lidhjet me Kin\u00ebn kontinentale, rolin n\u00eb Zon\u00ebn e Madhe t\u00eb Gjirit, pjes\u00ebmarrjen n\u00eb OBT dhe APEC, si dhe synimin p\u00ebr t\u00eb forcuar pozit\u00ebn e Hong Kongut si qend\u00ebr nd\u00ebrkomb\u00ebtare financiare, detare dhe tregtare.<\/p>\n<p><i>S\u00eb fundmi,<\/i> nj\u00eb qytet nuk mund t\u00eb reduktohet n\u00eb nj\u00eb raport, nj\u00eb sistem juridik nuk mund t\u00eb kuptohet vet\u00ebm p\u00ebrmes nj\u00eb deklarate, nj\u00eb shoq\u00ebri nuk mund t\u00eb p\u00ebrshkruhet vet\u00ebm me statistika. Hong Kongu \u00ebsht\u00eb aty, n\u00eb kryq\u00ebzimin e Kin\u00ebs me bot\u00ebn, mes ligjit, tregut, politik\u00ebs dhe globalizimit.<\/p>\n<p>Ka edhe nj\u00eb hije tjet\u00ebr mbi k\u00ebt\u00eb debat. Historia koloniale. \u00cbsht\u00eb e pamundur t\u00eb flitet p\u00ebr Hong Kongun pa e kujtuar se qyteti ka kaluar nga nj\u00eb territor n\u00ebn sundimin britanik n\u00eb nj\u00eb Rajon t\u00eb Posa\u00e7\u00ebm Administrativ t\u00eb Kin\u00ebs. Kjo histori nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm e kaluar. Ajo ndikon n\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn se si qyteti interpretohet edhe sot. N\u00eb Evrop\u00eb, trash\u00ebgimia institucionale britanike shihet shpesh si nj\u00eb pik\u00eb referimi p\u00ebr t\u00eb kuptuar Hong Kongun. N\u00eb Kin\u00eb, rikthimi i Hong Kongut n\u00eb vitin 1997 \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb e nj\u00eb historie tjet\u00ebr: asaj t\u00eb rikthimit t\u00eb sovranitetit. Por Hong Kongu i vitit 2026 nuk mund t\u00eb trajtohet si nj\u00eb fotografi e vitit 1997. As nuk mund t\u00eb trajtohet si nj\u00eb vazhdim i pandryshuar i periudh\u00ebs koloniale. Qyteti ka ndryshuar. Kina ka ndryshuar. Bota ka ndryshuar. Edhe raportet e fuqive t\u00eb m\u00ebdha kan\u00eb ndryshuar. Dhe ndoshta ky \u00ebsht\u00eb thelbi i konfliktit aktual: Hong Kongu \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb nj\u00eb nga vendet ku p\u00ebrplasen dy m\u00ebnyra t\u00eb ndryshme p\u00ebr ta kuptuar rendin e ri nd\u00ebrkomb\u00ebtar.<\/p>\n<p><em><strong>AIGS<\/strong><\/em><\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Hong Kongu\/Foto nga VCG Ka qytete q\u00eb nuk mund t\u00eb kuptohen vet\u00ebm duke par\u00eb hart\u00ebn. Hong Kongu \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga ato vende ku historia nuk ka p\u00ebrfunduar kurr\u00eb s\u00eb debatuari me t\u00eb tashmen. N\u00eb disa kilometra katror\u00eb takohen Kina dhe Per\u00ebndimi, kujtesa koloniale dhe rendi i ri nd\u00ebrkomb\u00ebtar, tregu global dhe sovraniteti komb\u00ebtar, ligji i [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2,"featured_media":8304,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_acf_changed":false,"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-8303","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-analysis"],"acf":[],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/globalizationinstitute.al\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/8303","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/globalizationinstitute.al\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/globalizationinstitute.al\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/globalizationinstitute.al\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/globalizationinstitute.al\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=8303"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/globalizationinstitute.al\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/8303\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":8305,"href":"https:\/\/globalizationinstitute.al\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/8303\/revisions\/8305"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/globalizationinstitute.al\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/8304"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/globalizationinstitute.al\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=8303"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/globalizationinstitute.al\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=8303"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/globalizationinstitute.al\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=8303"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}