{"id":8607,"date":"2026-10-31T09:18:30","date_gmt":"2026-10-31T09:18:30","guid":{"rendered":"https:\/\/globalizationinstitute.al\/?p=8607"},"modified":"2026-10-31T09:18:30","modified_gmt":"2026-10-31T09:18:30","slug":"hijet-e-luftes-dhe-beteja-per-te-verteten","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/globalizationinstitute.al\/sq\/hijet-e-luftes-dhe-beteja-per-te-verteten\/","title":{"rendered":"Hijet e luft\u00ebs dhe beteja p\u00ebr t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn"},"content":{"rendered":"<p style=\"text-align: center;\"><em>Foto nga CMG<\/em><\/p>\n<p>N\u00eb historin\u00eb kineze, kujtesa e luft\u00ebs kund\u00ebr agresionit japonez z\u00eb nj\u00eb vend tejet t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm dhe delikat. Ajo lidhet jo vet\u00ebm me humbjet njer\u00ebzore dhe shkat\u00ebrrimet e shkaktuara nga lufta, por edhe me q\u00ebndres\u00ebn e popullit kinez, sakrificat dhe p\u00ebrpjekjet p\u00ebr t\u00eb mbrojtur vendin n\u00eb nj\u00eb periudh\u00eb jasht\u00ebzakonisht t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb. Shtremb\u00ebrimi i k\u00ebtij realiteti prek ende thell\u00eb n\u00eb nd\u00ebrgjegjen kolektive t\u00eb vendit. Dhe mbi t\u00eb gjitha, lidhet shum\u00eb me faktin q\u00eb krimet e luft\u00ebs jo vet\u00ebm q\u00eb nuk jan\u00eb pranuar nga agresori, por po mohohen edhe sot.<br \/>\nN\u00eb rastin e Kin\u00ebs, rr\u00ebfimet p\u00ebr pushtimin japonez, masakrat dhe vuajtjet e popullsis\u00eb civile dhe kan\u00eb nj\u00eb dometh\u00ebnie q\u00eb shkon p\u00ebrtej rr\u00ebfimit. Ato lidhen me nj\u00eb periudh\u00eb t\u00eb historis\u00eb s\u00eb vendit p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn fajtor\u00ebt edhe sot nuk duan t\u00eb hedhin drit\u00eb mbi t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn. Paraqitja e agresionit si nj\u00eb \u201crealitet i rrethanave t\u00eb koh\u00ebs\u201d mohon p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb p\u00ebr vendimet dhe veprimet konkrete t\u00eb pal\u00ebs japoneze.<br \/>\nMes Kin\u00ebs dhe Japonis\u00eb, ku kujtimi i luft\u00ebs, p\u00ebrgjegj\u00ebsia historike dhe m\u00ebnyra e paraqitjes s\u00eb s\u00eb kaluar\u00ebs vazhdojn\u00eb t\u00eb ndikojn\u00eb rr\u00ebnj\u00ebsisht edhe sot. N\u00eb perceptimet shoq\u00ebrore dhe n\u00eb marr\u00ebdh\u00ebniet nd\u00ebrmjet dy vendeve, mjafton pak p\u00ebr t\u00eb ndezur m\u00ebrit\u00eb e vjetra dhe probleme t\u00eb reja, pasi p\u00ebrmasat e vuajtjeve, shkat\u00ebrrimi i jet\u00ebve dhe pasojat afatgjata p\u00ebr shoq\u00ebrin\u00eb kineze nuk mund t\u00eb anashkalohen.<\/p>\n<p><strong>Vivant: Nj\u00eb serial dhe nj\u00eb debat q\u00eb kalon kufijt\u00eb e ekranit<\/strong><br \/>\nMe aktor\u00eb t\u00eb njohur, kosto t\u00eb lart\u00eb dhe mb\u00ebshtetje nga vet\u00eb kryeministrja japoneze, seriali televiziv \u201cVivant\u201d (sezoni i dyt\u00eb), e transmetuar nga televizioni TBS, ka t\u00ebrhequr v\u00ebmendje t\u00eb madhe n\u00eb Kin\u00eb pasi, skenari i tij bie ndesh me faktet historike. Seriali i paraqet personazhet kinez\u00eb si autor\u00eb t\u00eb dhun\u00ebs s\u00eb pam\u00ebshirshme, nd\u00ebrsa agjent\u00ebt e inteligjenc\u00ebs s\u00eb Forcave Japoneze t\u00eb Vet\u00ebmbrojtjes (SDF) i portretizon si mbrojt\u00ebs. E gjith\u00eb situata ka ngjallur kritika nga qytetar\u00ebt n\u00eb Kin\u00eb dhe jo vet\u00ebm. Ata argumentojn\u00eb se ky portretizim e p\u00ebrmbys realitetin historik, duke shp\u00ebrfillur nj\u00ebkoh\u00ebsisht mizorit\u00eb e kryera nga Japonia gjat\u00eb luft\u00ebs. Skenari n\u00eb fakt, ka shtremb\u00ebruar faktet historike, duke u kaluar faj\u00ebsi kinez\u00ebve e duke krijuar k\u00ebshtu, s\u00ebrish kund\u00ebrshtime dhe pak\u00ebnaq\u00ebsi. Krahas k\u00ebtyre, seriali jo shum\u00eb fshehurazi zbukuron veprimet e Japonis\u00eb jasht\u00eb vendit dhe mjegullon kufijt\u00eb e funksioneve t\u00eb Forcave Vet\u00ebmbrojt\u00ebse.<br \/>\nP\u00ebr k\u00ebt\u00eb, komentet e shikuesve japonez\u00eb jan\u00eb ndar\u00eb n\u00eb dy grupe: nj\u00eb grup mendon se kjo telenovel\u00eb u injekton shikuesve japonez\u00eb nj\u00eb armiq\u00ebsi ndaj Kin\u00ebs, nd\u00ebrsa nj\u00eb tjet\u00ebr grup kritikon &#8220;standardin e dyfisht\u00eb nga kinez\u00ebt&#8221;, duke th\u00ebn\u00eb edhe se filmi &#8220;731&#8221; dhe \u201cStudioja fotografike e Nankinit\u201d jan\u00eb &#8220;anti-japoneze&#8221; (dy filma kinez\u00eb me tem\u00eb antifashiste dhe historike q\u00eb trajtojn\u00eb krimet e ushtris\u00eb japoneze gjat\u00eb Luft\u00ebs s\u00eb Dyt\u00eb Bot\u00ebrore). Me pak fjal\u00eb, n\u00ebse Kina prodhon filma dhe reportazhe p\u00ebr luft\u00ebn, pse t\u00eb mos b\u00ebj\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn gj\u00eb edhe Japonia? Por ekziston nj\u00eb dallim i madh. Dy filmat kinez\u00eb t\u00eb sip\u00ebrp\u00ebrmendur bazohen n\u00eb histori reale, zbulojn\u00eb krimet e pushtuesve dhe jan\u00eb p\u00ebr t\u00eb kujtuar viktimat dhe p\u00ebr t\u00eb parandaluar p\u00ebrs\u00ebritjen e tragjedive, gj\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb krejt ndryshe nga natyra e k\u00ebtij skenari, i cili krijon konflikte pa baz\u00eb dhe me q\u00ebllim. Filmat nuk jan\u00eb instrumenti i par\u00eb p\u00ebrmes t\u00eb cilit tentohet t\u00eb rishkruhet historia. Produkte televizive si Vivant, k\u00ebndv\u00ebshtrimi historik q\u00eb ato p\u00ebrcjellin, si dhe veprimet e atyre q\u00eb vizitojn\u00eb \u201ctempullin e kriminel\u00ebve t\u00eb luft\u00ebs\u201d dhe nd\u00ebrhyjn\u00eb n\u00eb p\u00ebrmbajtjen e librave shkollor\u00eb, burojn\u00eb nga e nj\u00ebjta qasje. Ish-kryeministri japonez Ishiba Shigeru pranoi: \u201cNuk ekziston \u2018invazioni i Kin\u00ebs ndaj Japonis\u00eb\u2019. Ishte Japonia q\u00eb e nisi luft\u00ebn, \u00e7ka shkaktoi dhjet\u00ebra milion\u00eb viktima\u201d. Sipas mediave japoneze, edhe kryeministrja Sanae Takaichi, e p\u00ebrmendi serialin, duke th\u00ebn\u00eb se e ka regjistruar dhe shpreson ta shikoj\u00eb t\u00eb gjithin gjat\u00eb pushimeve t\u00eb fundvitit. Mb\u00ebshtetja e hapur e saj tregon se ku q\u00ebndron establishmenti politik i vendit.<br \/>\nN\u00eb fakt, p\u00ebr t\u00eb pastruar imazhin fashist t\u00eb s\u00eb kaluar\u00ebs, q\u00eb nga viti 2015, Ministria e Jashtme e Japonis\u00eb ka shpenzuar miliarda n\u00ebn pretekstin e \u201cshp\u00ebrndarjes s\u00eb informacionit strategjik\u201d, p\u00ebr t\u00eb hedhur balt\u00eb ndaj Kin\u00ebs dhe p\u00ebr t\u00eb shtremb\u00ebruar faktet historike. N\u00eb buxhetin e vitit fiskal 2027, Ministria e Jashtme e Japonis\u00eb p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb caktoi fonde speciale p\u00ebr AI p\u00ebr &#8220;p\u00ebrgjigje ndaj luft\u00ebs njoh\u00ebse&#8221;. Nga ana tjet\u00ebr, e djathta japoneze vazhdon t\u00eb nxit\u00eb ndryshimin e librave shkollor\u00eb.<\/p>\n<p><strong>P\u00ebrgjigjja zyrtare kineze dhe reagimet<\/strong><br \/>\nZ\u00ebdh\u00ebn\u00ebsi i Ministris\u00eb s\u00eb Jashtme t\u00eb Kin\u00ebs Guo Jiakun mbajti nj\u00eb konferenc\u00eb p\u00ebr shtyp, ku u shpreh se ky serial televiziv ekspozon edhe nj\u00eb her\u00eb pranin\u00eb e vazhdueshme t\u00eb nj\u00eb force brenda Japonis\u00eb q\u00eb p\u00ebrpiqet t\u00eb shpif\u00eb dhe t\u00eb njollos\u00eb Kin\u00ebn p\u00ebrmes produkteve kulturore, duke p\u00ebrhapur ndjenja anti-kineze. Kjo duhet t\u00eb rris\u00eb vigjilenc\u00ebn e bashk\u00ebsis\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtare dhe t\u00eb intelektual\u00ebve brenda Japonis\u00eb. Kina i ka k\u00ebrkuar vazhdimisht Japonis\u00eb t\u00eb reflektoj\u00eb mbi krimet e saj historike, t\u00eb nxjerr\u00eb m\u00ebsime seriozisht nga historia, t\u00eb ndaloj\u00eb s\u00eb justifikuari nd\u00ebrtimin e saj ushtarak dhe t\u00eb mos shkoj\u00eb m\u00eb tej n\u00eb rrug\u00ebn e gabuar, tha Guo.<br \/>\nN\u00eb vitet e fundit, Japonia ka ndjekur nj\u00eb strategji: nj\u00ebra dor\u00eb krijon teorin\u00eb e \u201ck\u00ebrc\u00ebnimit kinez\u201d p\u00ebr t\u00eb hapur rrug\u00ebn p\u00ebr ndryshimin e kushtetut\u00ebs dhe zgjerimin e ushtris\u00eb, nd\u00ebrsa tjetra krijon th\u00ebnie si &#8220;Japonia \u00ebsht\u00eb viktim\u00eb e Luft\u00ebs s\u00eb Dyt\u00eb Bot\u00ebrore&#8221; p\u00ebr t\u00eb pastruar imazhin e agresionit. Seriali kontrovers ka b\u00ebr\u00eb transmetuesi kinez CCTV, ta akuzoj\u00eb produksionin p\u00ebr shtremb\u00ebrim t\u00eb historis\u00eb dhe p\u00ebr njollosje t\u00eb q\u00ebllimshme t\u00eb Pekinit.<br \/>\nReagimet n\u00eb mediat sociale kineze kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb shumta. Disa p\u00ebrdorues e kan\u00eb interpretuar serialin si nj\u00eb p\u00ebrpjekje p\u00ebr t\u00eb nxitur mosbesim ndaj Kin\u00ebs, nd\u00ebrsa t\u00eb tjer\u00eb kan\u00eb v\u00ebn\u00eb n\u00eb dukje se paraqitja e p\u00ebrs\u00ebritur e personazheve kineze si mizor\u00eb mund t\u00eb ndikoj\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn se si publiku i percepton ata. Kritika ka ardhur edhe nga disa komentues japonez\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt kan\u00eb ngritur pik\u00ebpyetje mbi mesazhin politik t\u00eb dram\u00ebs dhe mbi m\u00ebnyr\u00ebn se si ajo nd\u00ebrthur veprimtarin\u00eb e inteligjenc\u00ebs me imazhin e Forcave Japoneze t\u00eb Vet\u00ebmbrojtjes. Nj\u00eb p\u00ebrdorues kinez i internetit vuri n\u00eb dukje se nd\u00ebrsa p\u00ebrmbajtjet e m\u00ebparshme shmangnin temat e ndjeshme duke e vendosur historin\u00eb n\u00eb nj\u00eb vend fiktiv, ky sezon e em\u00ebrton drejtp\u00ebrdrejt Kin\u00ebn, duke sinjalizuar se narrativat anti-Kin\u00eb n\u00eb arg\u00ebtimin kulturor japonez kan\u00eb hequr mask\u00ebn e tyre dhe jan\u00eb b\u00ebr\u00eb t\u00eb hapura.<br \/>\nDebati \u00ebsht\u00eb zgjeruar edhe p\u00ebrtej transmetimit. Sipas raportimeve t\u00eb cituara n\u00eb Kin\u00eb, vendimi i kompanis\u00eb japoneze Sanrio p\u00ebr t\u00eb anuluar bashk\u00ebpunimin me serialin, pas polemikave rreth paraqitjes s\u00eb personazheve kineze, u b\u00eb nj\u00eb tjet\u00ebr element i diskutimit publik. \u00c7\u00ebshtja tregon se reagimi ndaj nj\u00eb prodhimi kulturor mund t\u00eb prek\u00eb jo vet\u00ebm audienc\u00ebn, por edhe marr\u00ebdh\u00ebniet tregtare dhe reputacionin e kompanive t\u00eb p\u00ebrfshira.<br \/>\nProblemi nuk \u00ebsht\u00eb se kinemaja e interpreton historin\u00eb. \u00c7do vep\u00ebr artistike p\u00ebrzgjedh personazhe, nd\u00ebrton konflikte dhe p\u00ebrdor k\u00ebndv\u00ebshtrime t\u00eb caktuara. Problemi lind kur trillimi p\u00ebrdoret n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb p\u00ebrs\u00ebritur p\u00ebr t\u00eb mjegulluar p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb historike, p\u00ebr t&#8217;i paraqitur agresor\u00ebt si viktima dhe p\u00ebr t&#8217;i vendosur viktimat n\u00eb rolin e fajtor\u00ebve.<\/p>\n<p><strong>Historia, p\u00ebrgjegj\u00ebsia dhe pozicioni i Kin\u00ebs<\/strong><br \/>\nP\u00ebr t\u00eb kuptuar ndjeshm\u00ebrin\u00eb e shoq\u00ebris\u00eb kineze ndaj k\u00ebtij debati, duhet t\u00eb kthehemi te historia e luft\u00ebs. Pushtimi japonez i solli shkat\u00ebrrime t\u00eb m\u00ebdha Kin\u00ebs, humbje t\u00eb jet\u00ebve njer\u00ebzore dhe vuajtje t\u00eb jasht\u00ebzakonshme p\u00ebr popullsin\u00eb civile. Kujtesa e k\u00ebsaj periudhe nuk \u00ebsht\u00eb thjesht nj\u00eb rr\u00ebfim p\u00ebr operacionet ushtarake. Masakra e Nankinit dhe krimet e tjera t\u00eb kryera gjat\u00eb agresionit japonez z\u00ebn\u00eb nj\u00eb vend t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm n\u00eb kujtes\u00ebn popullore kineze. P\u00ebr Kin\u00ebn e sotme, njohja e k\u00ebsaj historie p\u00ebrb\u00ebn nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb vet\u00ebdijes komb\u00ebtare.<br \/>\nMarr\u00ebdh\u00ebniet mes Kin\u00ebs dhe Japonis\u00eb u p\u00ebrmir\u00ebsuan n\u00eb nj\u00eb moment t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm me normalizimin diplomatik t\u00eb vitit 1972. Komunikata e P\u00ebrbashk\u00ebt Kin\u00eb\u2013Japoni sh\u00ebnoi nj\u00eb hap drejt vendosjes s\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnieve zyrtare dhe p\u00ebrfshiu shprehjen nga pala japoneze t\u00eb nd\u00ebrgjegj\u00ebsimit p\u00ebr d\u00ebmet e m\u00ebdha q\u00eb lufta i kishte shkaktuar popullit kinez. Ky zhvillim krijoi baz\u00ebn p\u00ebr marr\u00ebdh\u00ebnie t\u00eb reja mes dy vendeve, por nuk i zhduku debatet rreth m\u00ebnyr\u00ebs se si duhej trajtuar e kaluara. Porse, q\u00eb at\u00ebher\u00eb, shum\u00eb q\u00ebndrime, deklarata dhe sjellje kan\u00eb ndryshuar. \u00c7\u00ebshtjet e teksteve shkollore, vizitave t\u00eb politikan\u00ebve japonez\u00eb n\u00eb faltoren Yasukuni (kriminel lufte), p\u00ebrkujtimit t\u00eb viktimave dhe interpretimit t\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsis\u00eb s\u00eb Japonis\u00eb gjat\u00eb luft\u00ebs kan\u00eb vazhduar t\u00eb ndikojn\u00eb n\u00eb perceptimet publike.<br \/>\nK\u00ebtu duhen dalluar dy \u00e7\u00ebshtje q\u00eb lidhen, por nuk jan\u00eb t\u00eb nj\u00ebjta. Nj\u00ebra \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsia p\u00ebr m\u00ebnyr\u00ebn se si paraqitet historia n\u00eb kultur\u00ebn popullore. Tjetra \u00ebsht\u00eb debati p\u00ebr politikat e mbrojtjes dhe rolin rajonal t\u00eb Japonis\u00eb. P\u00ebr Kin\u00ebn, t\u00eb dyja b\u00ebhen ve\u00e7an\u00ebrisht t\u00eb ndjeshme kur paraqitja e s\u00eb kaluar\u00ebs shihet si pjes\u00eb e nj\u00eb prirjeje q\u00eb minimizon agresionin e dikursh\u00ebm dhe e paraqet Kin\u00ebn si k\u00ebrc\u00ebnimin kryesor t\u00eb s\u00eb tashmes.<br \/>\nHistoria nuk ndryshohet duke e shmangur. Ajo mund t\u00eb kuptohet m\u00eb mir\u00eb vet\u00ebm kur dokumentet, d\u00ebshmit\u00eb dhe p\u00ebrvojat njer\u00ebzore trajtohen me seriozitet. P\u00ebr Kin\u00ebn, kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje e dinjitetit komb\u00ebtar, por edhe nj\u00eb k\u00ebrkes\u00eb q\u00eb shkon p\u00ebrtej kufijve t\u00eb saj: kujtesa e luft\u00ebs ka r\u00ebnd\u00ebsi p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb ata q\u00eb besojn\u00eb se paqja duhet t\u00eb mb\u00ebshtetet te e v\u00ebrteta.<br \/>\nDebati merr nj\u00eb dimension tjet\u00ebr kur lidhet me m\u00ebnyr\u00ebn se si Japonia e ka trajtuar trash\u00ebgimin\u00eb e Luft\u00ebs s\u00eb Dyt\u00eb Bot\u00ebrore. N\u00eb k\u00ebto kushte, \u00e7do prodhim q\u00eb perceptohet si nj\u00eb p\u00ebrpjekje p\u00ebr ta paraqitur Japonin\u00eb kryesisht si viktim\u00eb t\u00eb historis\u00eb ndeshet me nj\u00eb ndjeshm\u00ebri q\u00eb nuk mund t\u00eb shpjegohet vet\u00ebm me politik\u00ebn e dit\u00ebs.<\/p>\n<p><em>S\u00eb fundmi<\/em>, nj\u00eb serial televiziv mund t\u00eb zgjas\u00eb disa jav\u00eb n\u00eb ekran, por mesazhi i tij mund t\u00eb mbetet shum\u00eb m\u00eb gjat\u00eb n\u00eb mendjen e publikut. Kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga arsyet pse drama japoneze Vivant ka shkaktuar reagime n\u00eb Kin\u00eb. Debati nuk lidhet thjesht me personazhet, skenarin apo lirin\u00eb artistike. N\u00eb qend\u00ebr q\u00ebndron m\u00ebnyra se si paraqitet Kina, si interpretohet historia dhe \u00e7far\u00eb ndodh kur nj\u00eb vep\u00ebr artistike p\u00ebrdor t\u00eb kaluar\u00ebn p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrtuar nj\u00eb imazh t\u00eb ri t\u00eb s\u00eb tashmes.<br \/>\nP\u00ebrgjegj\u00ebsia historike nuk k\u00ebrkon q\u00eb brezat e sot\u00ebm t\u00eb mbajn\u00eb fajin personal p\u00ebr veprimet e paraardh\u00ebsve. Ajo k\u00ebrkon di\u00e7ka tjet\u00ebr: q\u00eb shoq\u00ebrit\u00eb t\u00eb mos i mohojn\u00eb faktet, t\u00eb mos i relativizojn\u00eb krimet e dokumentuara dhe t\u00eb mos e p\u00ebrdorin harres\u00ebn p\u00ebr t\u00eb anashkaluar hesapet me t\u00eb kaluar\u00ebn. Pa kujtes\u00eb nuk ka p\u00ebrgjegj\u00ebsi, pa p\u00ebrgjegj\u00ebsi nuk ka pajtim dhe pa t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn, paqja rrezikon t\u00eb mbetet vet\u00ebm nj\u00eb fjal\u00eb.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p><em><strong>AIGS<\/strong><\/em><\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Foto nga CMG N\u00eb historin\u00eb kineze, kujtesa e luft\u00ebs kund\u00ebr agresionit japonez z\u00eb nj\u00eb vend tejet t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm dhe delikat. Ajo lidhet jo vet\u00ebm me humbjet njer\u00ebzore dhe shkat\u00ebrrimet e shkaktuara nga lufta, por edhe me q\u00ebndres\u00ebn e popullit kinez, sakrificat dhe p\u00ebrpjekjet p\u00ebr t\u00eb mbrojtur vendin n\u00eb nj\u00eb periudh\u00eb jasht\u00ebzakonisht t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb. Shtremb\u00ebrimi i [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2,"featured_media":8608,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_acf_changed":false,"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-8607","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-analysis"],"acf":[],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/globalizationinstitute.al\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/8607","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/globalizationinstitute.al\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/globalizationinstitute.al\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/globalizationinstitute.al\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/globalizationinstitute.al\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=8607"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/globalizationinstitute.al\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/8607\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":8609,"href":"https:\/\/globalizationinstitute.al\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/8607\/revisions\/8609"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/globalizationinstitute.al\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/8608"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/globalizationinstitute.al\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=8607"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/globalizationinstitute.al\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=8607"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/globalizationinstitute.al\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=8607"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}