Xian, zhvillohet Takimi Përurues i Mekanizmit të Partnerëve Mediatikë të Jugut Global

foto nga CMG

Takimi Përurues i Mekanizmit të Partnerëve Mediatikë të Jugut Global dhe Forumi i 13-të Global i Mediave të Videove u mbajt të enjten në qytetin Xian të provincës Shaanxi të Kinës Veriperëndimore.

Presidenti pakistanez Asif Ali Zardari, presidenti i Sri-Lankës Anura Kumara Dissanayake dhe presidenti i Uruguait Yamandu Orsi dërguan mesazhe urimi për kurorëzimin me sukses të kësaj veprimtarie. Më shumë se 300 të ftuar, duke përfshirë drejtues të organizatave ndërkombëtare dhe institucioneve mediatike nga 40 vende e rajone, si edhe përfaqësues të ambasadave të vendeve përkatëse në Kinë, morën pjesë në këtë veprimtari, duke dëshmuar publikimin e një sërë rezultatesh të bashkëpunimit mediatik.

Në letrat e tyre të urimit u theksua se nisja nga Grupi Mediatik i Kinës (CMG) e mekanizmit të Partnerëve Mediatikë të Jugut Global është një hap i rëndësishëm drejt formimit të një modeli të ri të komunikimit global që është më i barabartë, më i drejtë, më i diversifikuar dhe më përfshirës. Kjo lëvizje do të promovojë në mënyrë efektive bashkëpunimin e thelluar midis mediave ndërkombëtare, do të zgjerojë kanalet e komunikimit në fusha të shumta, do të forcojë koordinimin dhe lidhjen e nevojshme dhe do të krijojë konsensus të gjerë nëpërmjet agjendës së re për të hapur një rrugë të re për zhvillimin global.

Duke synuar “ndërtimin dhe ndarjen e përbashkët, besimin dhe ndihmën e ndërsjellë, kërkimin e të përbashkëtave duke lënë mënjanë dallimet dhe larminë e bashkëpunimit”, mekanizmi promovon thellimin e bashkëpunimit mediatik në Jugun Global dhe nxit të drejtën e fjalës të Jugut Global. Aktualisht, 528 organizata mediatike nga 114 vende e rajone marrin pjesë në këtë mekanizëm.

Mesazh urimi nga presidenti pakistanez Asif Ali Zardari / CMG

Mesazh urimi nga presidenti i Sri-Lankës Anura Kumara Dissanayake/ CMG

Mesazh urimi nga presidenti i Uruguait Yamandu Orsi / CMG

CGTN

AIGS është një qendër hulumtuese bazuar në Tiranë, që promovon analiza ndërdisiplinore mbi elemente të globalizimit.

Informacione

Na Ndiqni