foto nga Xinhua
Një zëdhënës i Kinës kontinentale tha të mërkurën që forcimi i bashkëpunimit ekonomik dhe përparimi i zhvillimit të integruar u shërbejnë interesave të përbashkët të bashkëkombësve në të dyja anët e Ngushticës së Tajvanit.
Peng Qingen, zëdhënës i Zyrës së Çështjeve të Tajvanit të Këshillit të Shtetit, i bëri këto deklarata në përgjigje ndaj të dhënave të tregtisë ndërmjet dy brigjeve të ngushticës gjatë vitit 2025.

Promovimi i turizmit në pjesën kontinentale të Kinës në Tajvan / VCG
Vëllimi i përgjithshëm i tregtisë ndërmjet dy anëve të ngushticës arriti në 314.3 miliardë dollarë amerikanë, me një rritje prej 11.2 për qind të eksporteve nga pjesa kontinentale në Tajvan dhe një shtim 6 për qind të importeve nga Tajvani.

Pavijoni i për shkëmbimet turistike midis dy brigjeve të ngushticës së Tajvanit në një ekspozitë turistike në qytetin Tainan të Tajvanit / VCG
Gjatë vitit 2025, pavarësisht nga masat kufizuese të ndërmarra nga autoritetet e Partisë Demokratike Progresiste në Tajvan, shkëmbimet njerëzore ndërmjet dy brigjeve të ngushticës arritën në afro 5.45 milionë vizita, 23.6 për qind më shumë krahasuar me vitin 2024, tha Peng. Banorët e Tajvanit kryen 4.89 milionë vizita në pjesën kontinentale, me një rritje vjetore prej 21.6 për qind. Vlen të përmendet që 306 900 nga këta vizitorë ishin në pjesën kontinentale për herë të parë, dhe të rinjtë bënë mbi 1.68 milionë vizita, shtoi ai.

Turiste tajvaneze në qytetin Wuhan të Kinës Qendrore / VCG
Peng vijoi duke theksuar se gjatë periudhës së Planit të 15-të Pesëvjeçar (2026-2030), bashkëpunimi ekonomik dhe zhvillimi i integruar ndërmjet dy brigjeve të Ngushticës së Tajvanit do të ngrihen në një nivel më të lartë, duke sjellë përfitime edhe më të mëdha për bashkëkombasit në të dyja anët e ngushticës.