Mojtaba Khamenei (Foto VCG)
Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kinës Guo Jiakun u shpreh të hënën se Kina i ka vënë re raportet mbi zgjedhjen e Mojtaba Khameneit si udhëheqësi i tretë suprem i Iranit, duke shtuar që ky është një vendim i bazuar në kushtetutën e vendit.
Guo i tha këto në një konferencë për shtypin në përgjigje të pyetjes lidhur me këtë çështje.
Asambleja e Ekspertëve e Iranit njoftoi të dielën që Mojtaba Khamenei, djali i Ali Khameneit, u zgjodh si udhëheqësi i ri suprem i Iranit.
Mojtaba Khamenei ka lindur në vitin 1969 dhe është djali i udhëheqësit të ndjerë suprem të Iranit Ali Khamenei, i cili u vra gjatë sulmeve të përbashkëta ShBA-Izrael.