Zhvillimi i Frymës së Shangait për nxitjen e lulëzimit të përbashkët

Porti Tianjin / VCG

Porti i Tianjin-it, që ndodhet në Veriun e Kinës, është ndër dhjetë portet më të mëdha në mbarë botën. Në maj të këtij viti, në këtë port u fut në funksionim treni i transportit ndërmodal hekurudhor-detar për në Tashkent, kryeqyteti i Uzbekistanit, një vend i Azisë Qendrore, gjë që forcon më tej logjistikën ndërkombëtare midis qytetit Tianjin dhe vendeve anëtare të Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait (OBSh).

Shen Lixia, menaxherja e përgjithshme e kompanisë së logjistikës ndërkombëtare “Best” (Tianjin):

Në të kaluarën, dërgesat nga Tianjin-i për në Uzbekistan duhej të kalonin nga korridori Kinë-Mongoli-Rusi para se të ktheheshin për në Tashkent, që ishte një udhëtim i gjatë, duke kaluar nga shumë pika kufitare. Me këtë linjë të re shkurtohen 800 km, gjë që e bën transportin më të shpejtë.

Transporti ndërmodal portual-hekurudhor-rrugor është bërë modeli i ri i ngritjes së efektivitetit të logjistikës. Vitet e fundit, vendet e OBSh-së kanë nxitur aktivisht ndërlidhshmërinë midis tyre, gjë që ka gjallëruar më tej bashkëpunimin ekonomiko-tregtar dhe shkëmbimet njerëzore.

Vicentiu Gheorghe, president nderi i Shoqatës “ChinaRo”:

Kjo ndërlidhshmëri ka krijuar një nyjë ekonomike euroaziatike, e cila ka ushtruar ndikime gjithnjë e më thë mëdha në qarkullimin e tregtisë globale, u ka ofruar vendeve anëtare mundësi për rritjen e vazhdueshme dhe për përmirësimin e infrastrukturës strategjike, dhe e ka forcuar pozicionin e këtyre vendeve në tregun ndërkombëtar.

Logo e OBSh-së përgjatë rrugës në Tianjin / VCG

Duke ruajtur Frymën e Shangait, vendet anëtare të OBSh-së kanë thelluar më tej bashkëpunimin në fushat politike, të sigurisë, ekonomike, të shkëmbimeve njerëzore etj., duke dhënë kontribut të rëndësishëm në mbrojtjen e qëndrueshmërisë rajonale dhe në realizimin e zhvillimit të përbashkët. Njëkohësisht, OBSh-ja i është përmbajtur drejtësisë në çështjet e mëdha ndërkombëtare, duke mbrojtur me vendosmëri sistemin e tregtisë shumëpalëshe e interesat e vendeve të Jugut Global dhe duke u bërë një forcë e rëndësishme për përmirësimin e qeverisjes globale.

Dr. Michael Borchmann, ish-drejtori i Çështjeve Evropiane dhe Ndërkombëtare të landit gjerman të Hesenit:

Thelbi i OBSh-së është Fryma e Shangait, që karakterizohet nga besimi i ndërsjellë, leverdia reciproke, barazia midis anëtarëve, respektimi i qytetërimeve të ndryshme dhe synimi i përbashkët për zhvillimin. Në një botë të përçarë, kjo frymë shërben për krijimin e urave dhe jo për ndërtimin e mureve.

Piotr Chodak, themeluesi i uebsajtit polak “Chiny to lubię”:

Mekanizmi i OBSh-së është një platformë e mirë për kapjen e mundësive nga vendet (e Jugut Global), në mënyrë që ato të ketë të drejtën e fjalës dhe të marrin pjesë në ndërtimin e rendit të ri global.

Qyteti Tianjin në prag të samtiit të OBSh-së / VCG

Në fund të këtij muaji do të organizohet në Tianjin samiti i OBSh-së. Si vend kryetar i radhës i kësaj organizate për vitin 2025, Kina ka bërë shumë përgatitje për këtë samit, ku pritet të marrin pjesë liderët e mbi 20 vendeve dhe drejtuesit e 10 organizatave ndërkombëtare. Palët e ndryshme mbajnë shpresa të mëdha që ky samit do të bëhet një takim miqësor, i bashkuar dhe frytdhënës, duke e drejtuar OBSh-në në një etapë të re me zhvillim cilësor.

Piotr Chodak, themeluesi i uebsajtit polak polak “Chiny to lubię”:

Duket se samiti që do të hapet së shpejti do të japë një impuls të ri dhe ndoshta do të sjellë ndonjë shpresë lidhur me situatën e vështirë ndërkombëtare. Ky bashkëpunim, si në fushën e transportit, apo në aspekte të mbrojtjes së mjedisit e të inteligjencës artificiale, do ta çojë përpara mbarë botën tonë.

Vicentiu Gheorghe, president nderi i Shoqatës “ChinaRo”:

Samiti i Tianjin-it 2025 do të jetë një çast i rëndësishëm, kur liderët e vendeve të ndryshme do të ritheksojnë parimin e barazisë midis vendeve anëtare. Marrja e vendimit në bazë të konsultimeve dhe respektit të ndërsjellë do të krijojë një model antihegjemonist dhe do të tërheqë anëtarësimin e gjithnjë e më shumë vendeve në zhvillim. Në tensionet gjeopolitike gjithnjë e më të ashpra me sanksione ekonomike e konkurrencë strategjike, falë këtij modeli OBSh-ja do të shërbejë si stabilizator i rajonit

 

CGTN

AIGS është një qendër hulumtuese bazuar në Tiranë, që promovon analiza ndërdisiplinore mbi elemente të globalizimit.

Informacione

Na Ndiqni