Të ardhurat e biletave të filmit “Zootopia 2” në Kinën kontinentale zënë përkohësisht vendin e parë në botë

Foto nga VCG

Të ardhurat prej biletave të kinemave të filmit të animuar “Zootopia 2” në Kinën kontinentale i kanë kaluar 2 miliardë juanët, duke shënuar rekordin e të ardhurave më të larta të biletave të një filmi të huaj të animuar në Kinë. Që nga shfaqja e njëkohshme e filmit në Amerikën e Veriut, të ardhurat e biletave të “Zootopia 2” në Kinën kontinentale i kanë tejkaluar shumë ato të tregut të Amerikës së Veriut, duke e bërë Kinën tregun më të madh të të ardhurave të këtij filmi në mbarë botën.

Që nga 26 nëntori, filmi “Zootopia 2” filloi të shfaqet me radhë në 57 vende e rajone të botës. Sipas të dhënave në internet, deri në orën 17 të së hënës, të ardhurat e biletave të filmit arritën në 818 milionë dollarë, ndër të cilat 278 milionë dollarë në tregun kinez, shifër kjo që zuri 33.9 % të të ardhurave të përgjithshme globale, duke e tejkaluar tregun e Amerikës së Veriut.

Zv.kryeredaktori i gazetës “Lajmet e filmit kinez” Zhang Jinfeng u shpreh se ky rezultat ka shfaqur përmasat e mëdha të tregut kinematografik të Kinës dhe kërkesat e mëdha të konsumit në këtë treg. Tregu kinematografik kinez është bërë motori i rëndësishëm për rritjen e industrisë global të filmit.

 

CGTN

AIGS is a research center based in Tirana - promoting interdisciplinary research on globalization.

Information

Follow Us