Të ardhurat nga biletat e kinemave gjatë pushimeve të Ditës Kombëtare të Kinës i kalojnë 1.2 miliard juanët

Foto nga VCG

Deri në orën 11:38 të paradites së të dielës, të ardhurat e përgjithshme nga biletat e kinemave gjatë pushimeve të Ditës Kombëtare të Kinës e tejkaluan shifrën 1.2 miliard juanë (rreth 170 milionë dollarë), sipas të dhënave të platformave në internet.

Pushimet tetëditore, të cilat filluan më 1 tetor, janë zakonisht një periudhë e ngarkuar për kinematë dhe një arenë mjaft konkurruese për sektorin e kinematografisë në Kinë.

Foto nga VCG

Deri tani, për vlerën e shitjes së biletave gjatë Ditës Kombëtare të këtij viti kryesojnë filmi epik kinez me luftë “Vullnetarët: Paqe më në fund”, i fundit i trilogjisë “Vullnetarët” të regjisorit Chen Kaige. Filmi rikrijon ndërthurjen e luftimeve në fushëbetejë me negociatat e tensionuara diplomatike gjatë Luftës së Rezistencës ndaj Agresionit Amerikan dhe Ndihmës për Korenë (1950-1953).

Ai pasohet nga “731 (Ligësi pa kufi)”, një tjetër prodhim vendas që përshkruan mizoritë e luftës bakteriologjike japoneze që Reparti 731 kreu në Kinë gjatë Luftës së Dytë Botërore. Filmi trajton fatin e një grupi viktimash të pafajshme që burgosen nga ky repart dhe bëhen subjekt i eksperimenteve të torturave çnjerëzore, si ngrirja, gazi helmues dhe prerja e trupit për të gjalli.

Foto nga VCG

“Odiseja e një shkrimtari II”, një vazhdim i filmit fantazi-aksion të vitit 2021, aktualisht renditet i treti. Filmi përqendrohet në udhëtimin e një romancieri që përballet me një krizë të dyfishtë, e cila zhvillohet si në botën reale, ashtu edhe në botën virtuale të krijimit të tij artistik.

 

CGTN

AIGS is a research center based in Tirana - promoting interdisciplinary research on globalization.

Information

Follow Us