Transporti i mallrave në korridorin historik tregtar të Kinës tejkaloi 1 milion TEU në vitin 2025

foto nga VCG

Korridori i Ri Ndërkombëtar i Tregtisë Tokë-Det, një rrjet kyç logjistik që lidh rajonet perëndimore të Kinës me tregjet globale, ka transportua mbi 1 milion njësi TEU ngarkesë këtë vit, duke shënuar një rekord të lartë, njoftoi Grupi i Hekurudhave Nanning.

Deri të enjten, vëllimi i ngarkesave përgjatë këtij korridori arriti në 1.001.455 TEU, një rritje me 72.5 për qind në baza vjetore, shkruan “Xinhua”.

Kjo shënon herën e parë që vëllimi vjetor i mallrave ka tejkaluar shifrën 1 milion TEU qëkur korridori filloi të operonte në vitin 2017.

foto nga VCG

Si një projekt i rëndësishëm në kuadër të nismës “Një brez, një rrugë”, Korridori i Ri Ndërkombëtar i Tregtisë Tokë-Det ka vazhduar të luajë një rol kyç në nxitjen e zhvillimit socio-ekonomik të rajoneve perëndimore të Kinës dhe ka lehtësuar hapjen në nivel të lartë të rajoneve.

Operatorët hekurudhorë kanë vazhduar të zgjerojnë rrjetin e shërbimeve hekurudhore përgjatë korridorit.

Aktualisht janë në funksionim gjithsej 24 linja treni fikse, duke përfshirë 14 linja që lidhin Portin e Gjirit Beibu në Rajonin Autonom Guangxi-Zhuang të Kinës Jugore dhe Portin Zhanjiang në provincën fqinje Guangdong me qendrat kryesore të brendshme në Kinën Perëndimore, si Chongqing dhe Chengdu.

foto nga VCG

Gati 4.7 milionë TEU mallra janë transportuar nëpërmjet korridorit që nga hapja e tij në vitin 2017, me vëllimin e ngarkesave që regjistron vazhdimisht norma rritjeje vjetore dyshifrore, sipas të dhënave zyrtare.

Mallrat e transportuara përfshijnë elektronikën, automjetet dhe pjesët e automjeteve, makineritë, pajisjet shtëpiake dhe ushqimin.

 

CGTN

AIGS is a research center based in Tirana - promoting interdisciplinary research on globalization.

Information

Follow Us