Chen Binhua (Foto VCG)
Zëdhënësi i Zyrës së Çështjeve të Tajvanit të Këshillit të Shtetit të Kinës Chen Binhua u shpreh të mërkurën në një konferencë për shtypin që vjet sipërmarrjet me investime nga Tajvani në pjesën kontinentale funksionuan në mënyrë të qëndrueshme, dhe investimet nga Tajvani e tregtia midis dy brigjeve gjithashtu vijoi të rritej.
Zëdhënësi tha se, në 10-mujorin e parë të vitit 2025, në pjesën kontinentale u shtuan 6423 sipërmarrje të reja me investime nga Tajvani, kurse shuma e investimeve arriti në 1.75 miliardë dollarë, duke u rritur 53 % në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit pararendës.
Chen Binhua shtoi se, nga janari deri në tetorin e vjetshëm, vëllimi i tregtisë midis dy brigjeve arriti në 285 miliardë e 390 milionë dollarë, 7.3% më shumë se në të njëjtën periudhë të vitit 2024.
Ai theksoi përpjekjet e pjesës kontinentale për promovimin e shkëmbimeve njerëzore midis dy brigjeve, duke thënë që vitin e kaluar fluturimet ajrore të udhëtarëve midis dy brigjeve arritën mbi 610 në javë.