“Tullat prej dheu hënor” të Kinës rikthehen nga hapësira, duke hapur rrugën për ndërtime në Hënë

foto nga VCG

Kinë ka hedhur një hap drejt arritjes së qëllimit të vet ambicioz për ndërtimin e infrastrukturës në Hënë, ndërsa grupi i parë i “tullave prej dheu hënor” eksperimentale u kthye në Tokë pas një ekspozimi njëvjeçar në mjedisin e ashpër të hapësirës.

Tullat, pjesë e një eksperimenti pionier në stacionin kinez të hapësirës, arritën javën e kaluar me anijen kozmike “Shenzhou-21”. Ekspertët konfirmuan se njësia mostër ishte në gjendje të mirë pas këqyrjeve fillestare.

foto nga “bjnews.com.cn”

Kjo shënon një përparim inxhinierik në programin afatgjatë hënor të Kinës, i cili përfshin uljen e astronautëve në Hënë deri në vitin 2030 dhe ndërtimin e një modeli bazë të Stacionit Ndërkombëtar të Kërkimeve Hënore deri më 2035.

Eksperimenti filloi në nëntor 2024, kur anija kozmike e mallrave “Tianzhou-8” dërgoi mostrat e simuluara të dheut hënor në stacionin hapësinor. Një numër prej 74 tullash të vogla u projektuan për t’u montuar në një platformë ekspozimi në pjesën e jashtme të stacionit.

I planifikuar si një studim trevjeçar, projekti parasheh kthimin e grupeve të mostrave pas një, dy e tre vjetësh për analizë të detajuar, sipas ekipit të udhëhequr nga Ding Lieyun, një shkencëtar në Universitetin e Shkencës dhe Teknologjisë “Huazhong”.

foto nga “bjnews.com.cn”

Duke analizuar karakteristikat kimike të mostrave autentike hënore të kthyera nga misioni kinez “Chang’e-5”, ekipi i Ding-ut prodhoi një simulant regolit dhe bëri tulla me të nëpërmjet aglomerimit me nxehtësi.

Ata zgjodhën hi vulkanik nga mali Changbai në provincin Jilin në verilindje të Kinës, i cili i përafrohet përbërjes së regolitit hënor.

Blloqet e përftuara kanë të njëjtën dendësi si tullat konvencionale, por kanë më shumë se trefishin e forcës së tyre shtypëse, duke mbetur të qëndrueshme gjatë luhatjeve të mëdha të temperaturës në Hënë, nga minus 190 gradë Celcius në 180 gradë Celcius, dhe nën rrezatimin e vazhdueshëm kozmik.

“Për ndërtimin e objekteve shkencore hënore shfrytëzimi i materialeve me burim nga Hëna është veprimi i parapëlqyer,” tha Ding.foto nga “bjnews.com.cn”

 

CGTN

AIGS is a research center based in Tirana - promoting interdisciplinary research on globalization.

Information

Follow Us