Foto nga VCG
Turbinat e erës të fazës së parë të projektit të energjisë së erës 300 megavatë në Rajonin Autonom të Xinjiang-Ujgurit të Kinës Veriperëndimore janë lidhur me rrjetin, bëri të ditur të hënën Grupi “Huaneng” i Kinës.
Kjo vepër, që gjendet në kontenë Aheqi të prefekturës autonome të kombësisë kirgize Kizilsu, është projekti i energjisë së erës në lartësinë më të madhe që është aktualisht në funksionim në Kinën Veriperëndimore, duke arritur deri në 3 700 metra.
Planifikohen të instalohen 45 turbina ere, secila me një kapacitet të një njësie të vetme prej 6.7 megavatë. Do të ketë gjithashtu një stacion depozitimi të energjisë elektrokimike 30 megavatë me një kapacitet 60 megavatorë.
Kur të vihet në funksionim plotësisht, kjo vepër pritet të prodhojë mesatarisht një vëllim prej 610 milion kilovatorësh elektricitet në çdo vit, duke përmbushur kërkesën vjetore për energji të rreth 20 000 familjeve, sipas Dong Guoqiang, menaxheri i projektit nga Grupi “Huaneng” i Kinës.
Projekti do të ulë gjithashtu lëshimet e dioksidit të karbonit me më shumë se 500 000 tonë në vit, duke forcuar sigurinë energjetike dhe zhvillimin me lëshim të ulët karboni, shtoi Dong.