Wang Yi i dërgon mesazh urimi homologut të sapoemëruar kilian

Foto nga VCG

Kryediplomati kinez Wang Yi i dërgoi të mërkurën një mesazh urimi Francisco Pérez MacKenna-s për emërimin e tij si ministër i Jashtëm i Republikës së Kilit.

Wang Yi u shpreh në mesazh se Kina dhe Kili janë partnerë të gjithanshëm strategjikë. Që nga vendosja e marrëdhënieve diplomatike ndërmjet të dy vendeve para më shumë se gjysmë shekulli, lidhjet dypalëshe kanë ruajtur një vrull të mirë zhvillimi, duke qenë në pararojë të marrëdhënieve të Kinës me vendet e Amerikës Latine. Të dy vendet ndajnë interesa të gjera të përbashkët dhe Kina gjithmonë i ka zhvilluar marrëdhëniet e saj me Kilin nga një perspektivë strategjike dhe afatgjatë, tha ai.

“Unë jam i gatshëm të punoj me Ju për të thelluar më tej shkëmbimet dhe bashkëpunimin midis dy ministrive të jashtme, duke e marrë 10-vjetorin e vendosjes së partneritetit të gjithanshëm strategjik midis dy vendeve si një mundësi për të promovuar zhvillimin e vazhdueshëm e të thelluar të marrëdhënieve dypalëshe dhe për t’u sjellë më shumë dobi popujve të të dy vendeve,” theksoi kreu i diplomacisë kineze.

 

CGTN

AIGS is a research center based in Tirana - promoting interdisciplinary research on globalization.

Information

Follow Us