Tërmeti në Afganistan (Foto nga VCG)
Të martën, ministri i Jashtëm kinez Wang Yi i shprehu ngushëllime homologut të tij afgan Mawlawi Amir Khan Muttaqi për tërmetin në Afganistan.
“U tronditëm kur mësuam për tërmetin që ra në veri të Afganistanit, i cili shkaktoi viktima. Unë shpreh ngushëllime të thella për viktimat dhe simpati të sinqertë për të afërmit e tyre e të lënduarit, dhe uroj që të lënduarit të shërohen sa më parë. Jam i bindur që, nën udhëheqjen e qeverisë afgane, banorët në zonën e prekur nga fatkeqësia do ta mposhtin fatkeqësinë dhe do të rindërtojnë vatrat e veta,” tha Wang.