Foto nga VCG
Ministri i Jashtëm kinez Wang Yi u shpreh të martën se Kina mbështet përpjekjet e Iranit për të mbrojtur sovranitetin kombëtar e sigurinë dhe për të arritur mbi këtë bazë një armëpushim të vërtetë, për të rikthyer jetën normale të njerëzve dhe për të ndihmuar në çtensionimin e gjendjes në Lindjen e Mesme sa më shpejt të jetë e mundur.
Gjatë bisedës telefonike me homologun e vet iranian Seyed Abbas Araghchi, Wang Yi, i cili është gjithashtu anëtar i Byrosë Politike të Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të Kinës, tha se pala kineze është e gatshme ta nxitë Këshillin e Sigurimit të OKB-së të kryejë rolin e duhur dhe të përmbushë përgjegjësinë e vet kryesore për ruajtjen e paqes e të sigurisë ndërkombëtare.
Ai shtoi se Kina shpreson gjithashtu që Irani të vazhdojë të garantojë sigurinë e institucioneve, personelit dhe misioneve diplomatike kineze.
Nga ana e tij, Araghchi theksoi që sulmet ndaj objekteve bërthamore iraniane prej Izraelit dhe Shteteve të Bashkuara janë veprime të rrezikshme që shkelin seriozisht të drejtën ndërkombëtare, duke mos i lënë Iranit rrugë tjetër përveçse të kundërpërgjigjet.
Ai tha se negociatat e vërteta mund të fillojnë vetëm pasi Izraeli të ndalojë agresionin.
Irani është i gatshëm të mbajë komunikimin e ngushtë me Kinën dhe shpreson që pala kineze të luajë në një rol më të madh për zbutjen e tensioneve, shtoi Araghchi.
Burimi ©CGTN