foto nga VCG
Ministri i Jashtëm i Kinës Wang Yi, njëherësh anëtar i Byrosë Politike të Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të Kinës, i dërgoi të hënën mesazh urimi homologut të tij të Bruneit, Dato Seri Paduka Haji Erywan bin Pehin Datu Pekerma Jaya Haji Mohd Yusof, me rastin e 42-vjetorit të shpalljes së pavarësisë të këtij vendi.
Wang Yi tha se Kina dhe Brunei kanë miqësinë e fortë tradicionale dhe kanë ruajtur prirjen e mirë zhvillimit në marrëdhëniet dypalëshe. Vitin e kaluar, sulltani Hassanal bëri vizitë e suksesshme shtetërore në Kinë dhe arriti konsensus me presidentin Xi mbi formimin e bashkësisë me të ardhmen e përbashkët midis Kinës dhe Bruneit, duke i futur forcën e madhe nxitëse zhvillimit të marrëdhënieve dypalëshe.
“Jam i gatshëm që të përpiqet së bashku me ministrin Erywan që të thellojmë shkëmbimet e gjithanshme midis dy vendeve, të forcojmë bashkërendimin në çështjet ndërkombëtare e rajonale dhe ta thellojmë ndërtimin e bashkësisë me të ardhmen e përbashkët Kinë-Brunei,” tha kryediplomati kinez.