Foto nga VCG
Të dielën, ministri i Jashtëm kinez Wang Yi i dërgoi një mesazh z. Ermek Kosherbayev për ta uruar për zgjedhjen si ministër i Jashtëm i Kazakistanit.
Wang Yi u shpreh në mesazh që, nën udhëheqjen strategjike të liderëve të të dy vendeve, marrëdhëniet Kinë-Kazakistan kanë ruajtur nivelin e lartë të zhvillimit, besimi i ndërsjellë politik është forcuar dita-ditës dhe bashkëpunimi dypalësh në të gjitha fushat është thelluar pandërprerë.
“Unë jam i gatshëm të vendos lidhje të mira pune me zotin Ministër të Jashtëm për të bërë të mundur së bashku që marrëdhëniet e partneritetit të përhershëm të gjithanshëm strategjik Kinë-Kazakistan të kenë pandërprerë rezultate të reja,” tha Wang Yi.