Wang Yi uron Le Hoai Trung për emërimin si ministër i Jashtëm i Vietnamit

Foto nga VCG

Të mërkurën, ministri i Jashtëm i Kinës Wang Yi i dërgoi një mesazh urimi Le Hoai Trung për emërimin si ministër i Jashtëm i Vietnamit.

Wang u shpreh në mesazh se, nën udhëheqjen strategjike të udhëheqësve më të lartë të të dy vendeve, ndërtimi i një bashkësie me të ardhme të përbashkët Kinë-Vietnam ka bërë përparim të qëndrueshëm dhe bashkëpunimi i gjithanshëm  strategjik ka dhënë rezultate të frytshme. Të dy ministritë e jashtme kanë punuar ngushtë së bashku, duke luajtur një rol pozitiv në thellimin e marrëdhënieve miqësore Kinë-Vietnam.

“Unë jam i gatshëm të punoj ngushtë me Ministrin e Jashtëm Le Hoai Trung për të forcuar koordinimin dypalësh e shumëpalësh, për të promovuar në mënyrë gjithëpërfshirëse shkëmbimet e bashkëpunimin në fusha të ndryshme dhe për të thelluar e forcuar më tej ndërtimin e një bashkësie me një të ardhme të përbashkët me rëndësi strategjike Kinë-Vietnam, “ theksoi kryediplomati kinez.

 

CGTN

AIGS is a research center based in Tirana - promoting interdisciplinary research on globalization.

Information

Follow Us