Wang Yi uron Ministrin e Jashtëm të Maldiveve për Ditën e Pavarësisë

Foto nga VCG

Ministri i Jashtëm i Kinës, njëkohësisht anëtar i Byrosë Politike të Komitetit Qendror të PKK-së Wang Yi, i dërgoi një mesazh urimi të shtunën Ministrit të Jashtëm të Maldiveve, Abdulla Khaleel për të uruar 60-vjetorin e pavarësisë së vendit.

Wang Yi tha se Kina dhe Maldivet janë fqinjë miqësorë përtej detit. Në janar të vitit 2024, Presidenti Muizzu kreu me sukses një vizitë shtetërore në Kinë dhe të dy krerët e vendeve dhanë udhëzime të reja strategjike për marrëdhëniet Kinë-Maldive.

Kina është e gatshme të punojë me Maldivet për të zbatuar thellësisht konsensusin e rëndësishëm të arritur nga të dy krerët e shteteve, për të çuar përpara miqësinë tradicionale, për të thelluar besimin e ndërsjellë politik, për të zgjeruar bashkëpunimin miqësor, për të rritur mirëqenien e të dy popujve dhe për të ndërtuar së bashku një komunitet me një të ardhme të përbashkët Kinë-Maldive.

 

Burimi ©CGTN

AIGS is a research center based in Tirana - promoting interdisciplinary research on globalization.

Information

Follow Us