Foto nga VCG
Xi bën thirrje për promovimin e shpirtit vullnetar në shërbim të rigjallërimit kombëtar
Presidenti i Kinës Xi Jinping bëri thirrje për promovimin e vullnetarizmit, në shërbim të kauzës së ndërtimit të një vendi të madh socialist modern në të gjitha aspektet, si dhe arritjes së rigjallërimit kombëtar.
Xi, gjithashtu sekretar i përgjithshëm i Komitetit Qendror të PKK dhe kryetar i Komisionit Qendror Ushtarak, i bëri deklaratat në një letër urimi dërguar kongresit të tretë të Federatës së Shërbimit Vullnetar të Kinës.
Xi vuri në dukje në letër se vullnetarizmi është një simbol i rëndësishëm i progresit shoqëror, si dhe një kanal jetësor për vullnetarët, për t’u shërbyer të tjerëve dhe për të kontribuar në shoqëri. Në udhëtimin e ri përpara, ai shprehu shpresën se vullnetarët, organizatat vullnetare dhe punëtorët vullnetarë, do të promovojnë fuqishëm frymën e vullnetarizmit, do të marrin pjesë aktive në praktikën e gjallë të modernizimit të Kinës dhe do të përpiqen të përhapin të vërtetën, mirësinë dhe bukurinë, si dhe energjinë pozitive në shërbim të strategjive kombëtare, jetesës së njerëzve dhe qeverisjes sociale, duke kontribuar kështu me forcën e shërbimit të tyre vullnetar, në ndërtimin e një kombi të fortë dhe në rigjallërimin e madh të kombit kinez.
Foto nga VCG
Xi Jinping theksoi se Federata e Shërbimit Vullnetar e Kinës, duhet të forcojë ndërtimin e saj, të zbatojë detyrat me zell dhe të nxisë zhvillimin e çështjes së shërbimit vullnetar me cilësi të lartë.
Kongresi i Tretë Kombëtar i Federatës së Shërbimit Vullnetar të Kinës u mbajt në Pekin më 27 – 28 dhjetor, gjatë të cilit u lexua një letër urimi nga Xi Jinping.
Federata e Shërbimit Vullnetar të Kinës, e themeluar në dhjetor 2013, është një organizatë shoqërore jofitimprurëse, e bashkuar dhe kombëtare, e formuar vullnetarisht nga organizatat e shërbimit vullnetar, vullnetarët dhe njësitë, organizatat dhe individët e lidhur me to. Gjatë viteve, ajo ka dhënë kontribute pozitive në promovimin e zhvillimit të shërbimit vullnetar në vend.