Ish-presidenti i Nigerisë Muhammadu Buhari / VCG
Presidenti i Kinës Xi Jinping i dërgoi të mërkurën një mesazh ngushëllimi homologut të tij nigerian Bola Tinubu për ndarjen nga jeta të ish-presidentit të Nigerisë Muhammadu Buhari.
Në emër të qeverisë dhe popullit kinez, Xi u shprehu ngushëllime të thella dhe simpatinë e sinqertë familjes së Buharit dhe qeverisë e popullit nigerian.
Xi vuri në dukje se Buhari ishte një lider i rëndësishëm i Nigerisë, që ia kushtoi jetën kërkimit të një rruge zhvillimi në përshtatje me kushtet konkrete të vendit të tij, duke dhënë një kontribut të shquar për bashkimin e përparimin kombëtar dhe duke gëzuar prestigj të lartë në bashkësinë ndërkombëtare.
Buhari nguli këmbë në miqësinë me Kinën, duke nxitur aktivisht miqësinë ndërmjet Nigerisë e Kinës dhe bashkëpunimin Kinë-Afrikë, tha Xi, duke shtuar që ndarja e tij nga jeta është një humbje e madhe për popullin nigerian dhe humbje e një miku të shtrenjtë për popullin kinez.
Kina i kushton rëndësi të madhe zhvillimit të marrëdhënieve me Nigerinë dhe është e gatshme të përpiqet bashkërisht me palën nigeriane për ta çuar përpara partneritetin e gjithanshëm strategjik ndërmjet të dy vendeve, shtoi ai.
Burimi ©CGTN