Xi dhe presidenti i Singaporit shkëmbejnë urime për 35-vjetorin e marrëdhënieve diplomatike

Foto nga VCG

Presidenti i Kinës Xi Jinping dhe homologu i tij i Singaporit Tharman Shanmugaratnam shkëmbyen të premten urime për 35-vjetorin e marrëdhënieve diplomatike midis dy vendeve.

Duke vënë në dukje se Kina dhe Singapori janë vende fqinje mike e partnere të rëndësishme bashkëpunimi, Xi tha se gjatë 35 vjetëve të fundit që nga vendosja e marrëdhënieve diplomatike, të dy vendet i janë përmbajtur respektit e besimit të ndërsjellë dhe bashkëpunimit me përfitime të përbashkëta.

Marrëdhëniet dypalëshe janë përmirësuar vazhdimisht dhe bashkëpunimi në fusha të ndryshme ka dhënë rezultate të frytshme, tha ai, duke shtuar që të dyja vendet kanë përparuar gjithashtu krah për krah në proceset e tyre përkatëse të modernizimit, duke sjellë përfitime konkrete për popujt e tyre.

Kina është e gatshme ta shfrytëzojë 35-vjetorin e marrëdhënieve diplomatike si një mundësi për të thelluar më tej besimin e ndërsjellë politik, për të promovuar bashkëpunimin e nivelit të lartë, për të forcuar shkëmbimet njerëzore dhe për të mbrojtur së bashku sistemin tregtar shumëpalësh dhe normat themelore që rregullojnë marrëdhëniet ndërkombëtare, duke promovuar partneritetin e gjithanshëm me cilësi të lartë të orientuar drejt së ardhmes midis Kinës e Singaporit dhe duke kontribuuar edhe më shumë për paqen dhe begatinë rajonale e globale, shtoi ai.

Nga ana e tij, Shanmugaratnam vuri në dukje se në vitin 2023, marrëdhëniet Singapor-Kinë u ngritën në nivelin e partneritetit të gjithanshëm me cilësi të lartë të orientuar drejt së ardhmes, dhe bashkëpunimi midis dy qeverive vazhdon të përparojë, duke marrë vazhdimisht tipare të reja dhe duke demonstruar largpamësi.

Duke iu përgjigjur kërkesave të kohës, të dyja palët kanë zgjeruar në mënyrë aktive bashkëpunimin në fushat e reja, ndërsa popujt e të dy vendeve kanë forcuar vazhdimisht lidhjet kulturore, tha Shanmugaratnam, duke shprehur besimin e vet të fortë se të dy vendet do të vazhdojnë të punojnë ngushtë së bashku, duke i ngritur marrëdhëniet e tyre dypalëshe në nivele të reja.

Në të njëjtën ditë, edhe kryeministri kinez Li Qiang e homologu i tij singaporas Lawrence Wong shkëmbyen mesazhe urimi.

 

CGTN

AIGS is a research center based in Tirana - promoting interdisciplinary research on globalization.

Information

Follow Us