Vizita e sulltanit të Bruneit Hassanal në Kinë në shkurt 2025 / Xinhua
Presidenti i Kinës Xi Jinping i dërgoi të hënën telegram urimi Sulltanit të Bruneit Haji Hassanal Bolkiah Mu’izzadin Waddaulah, me rastin e 42 vjetorit të shpalljes së pavarësisë së këtij vendi.
Ndër të tjera, Xi vuri në dukje se Kina dhe Brunei kanë miqësinë e thellë tradicionale. Gjatë vizitës shtetërore të Sulltanit Hassanal në Kinë vitin e kaluar, të dyja palët ranë darkord për formimin e bashkësisë me të ardhmen e përbashkët Kinë-Brunei, gjë që hapi kapitullin e ri të marrëdhënieve midis dy vendeve.
“I kushtoj rëndësi të madhe zhvillimit të marrëdhënieve Kinë-Brunei dhe jam i gatshëm që të përpiqem bashkërisht me Sulltanin Hassanal, të zhvillojmë miqësinë tradicionale, të thellojmë bashkëpunimin e gjithanshëm strategjik, të shtojmë shkëmbimet njerëzore dhe ta çojmë përpara ndërtimin e bashkësisë me të ardhmen e përbashkët midis dy vendeve, në të mirë të të dy popujve dhe për të dhënë më shumë kontribut për paqen, stabilitetin, zhvillimin e lulëzimin rajonal,” tha kreu i shtetit të Kinës.