Xi i shpreh ngushëllime mbretit të Spanjës për aksidentin hekurudhor

foto nga VCG

Presidenti i Kinës Xi Jinping i dërgoi të martën një mesazh ngushëllimi mbretit të Spanjës Felipe VI për aksidentin e rëndë hekurudhor në këtë vend.

Në mesazh, Xi tha se ai u trondit kur mësoi që dy trena me shpejtësi të lartë u përplasën në provincën Kordoba në Jug të Spanjës, duke shkaktuar humbje të mëdha në njerëz.

Presidenti kinez, në emër të qeverisë e popullit kinez, shprehu ngushëllime të thella për viktimat dhe simpati të sinqertë për familjet e tyre, si edhe shpresën që të plagosurit të shërohen sa më shpejt.

Po të martën, kryeministri i Kinës Li Qiang i dërgoi një mesazh ngushëllimi homologut të tij spanjoll Pedro Sanchez.

foto nga VCG

foto nga VCG

foto nga VCG

 

CGTN

AIGS is a research center based in Tirana - promoting interdisciplinary research on globalization.

Information

Follow Us