Xi Jinping shpreh urime për Presidenten e Irlandës

Foto nga VCG

Më 11 nëntor, kryetari i shtetit i Kinës Xi Jinping i dërgoi një mesazh urimi Presidentes së Irlandës, Catherine Connolly, për fillimin e mandatit të saj presidencial.

Xi vuri në dukje se përgjatë 46 viteve, që pas vendosjes së marrëdhënieve diplomatike, Kina dhe Irlanda kanë pasur zhvillim të përbashkët, bashkëpunim miqësor dhe nxjerrje të ndërsjella mësimesh, duke realizuar arritje të dukshme. Vitet e fundit, dy vendet në nivele të ndryshme kanë pasur shkëmbime të ngushta dhe kanë përfituar arritje të pasura bashkëpunimi.

“Unë i kushtoj rëndësi të lartë zhvillimit të marrëdhënieve Kinë-Irlandë. Jam i gatshëm të përpiqem së bashku me Presidenten Connolly, për të shtuar besimin reciprok politik, për të vazhduar miqësinë tradicionale, për të mbështetur multilaterizmin dhe tregtinë e lirë, për të nxitur zhvillimin e vazhdueshëm të partneritetit strategjik me përfitime të ndërsjella Kinë-Irlandë dhe për të favorizuar më mirë të dy popujt,” theksoi Xi.

 

CGTN

AIGS is a research center based in Tirana - promoting interdisciplinary research on globalization.

Information

Follow Us