Xi Jinping-u bën thirrje për të ecur me vendosmëri në rrugën e përparimit të modernizimit kinez

Foto nga Xinhua

Presidenti i Kinës Xi Jinping i bëri thirrje të martën kombit të vazhdojë të punojë shumë dhe të ecë me vendosmëri në rrugën e përparimit të modernizimit kinez.

Xi, gjithashtu sekretar i përgjithshëm i Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të Kinës (PKK) dhe kryetar i Komisionit Qendror Ushtarak, i tha këto në një pritje të mbajtur në Pekin për të festuar 76-vjetorin e themelimit të Republikës Popullore të Kinës.

Dita Kombëtare e Kinës është 1 Tetori.

Li Qiang kryesoi pritjen, ku ishin të pranishëm edhe Zhao Leji, Wang Huning, Cai Qi, Ding Xuexiang, Li Xi dhe Han Zheng, së bashku me rreth 800 të ftuar vendës dhe të huaj.

“Arritja e rilindjes së madhe të kombit kinez është një kauzë e pashoqe,” tha Xi në fjalimin e tij. “Si idealet, ashtu edhe sfidat na frymëzojnë të shfrytëzojmë çdo moment dhe të vazhdojmë me forca të palëkundshme.”

Foto nga VCG

Presidenti Xi vuri në dukje më tej se gjatë 76 vjetëve që nga themelimi i Kinës së Re, PKK-ja e ka udhëhequr popullin drejt arritjeve të shkëlqyera nëpërmjet një fryme vetëbesimi e përpjekjesh të vazhdueshme.

Jo shumë kohë më parë, Kina përkujtoi 80-vjetorin e fitores së Luftës së Rezistencës të Popullit Kinez kundër Agresionit Japonez dhe Luftës Antifashiste Botërore, çka ka frymëzuar patriotizmin në mbarë vendin dhe ka bashkuar forcat për këto përpjekje, tha Xi.

Ai theksoi rëndësinë e vazhdimit të shfrytëzimit të përvojës historike për të arritur një zhvillim më të madh kombëtar.

Në sfondin e një situate komplekse këtë vit, Kina ka bërë përparim të ri dhe ka pasur arritje të reja në thellimin e mëtejshëm të reformës, promovimin e zhvillimit me cilësi të lartë, përmirësimin e mirëqenies së popullit dhe çuarjen përpara të vetëqeverisjes së plotë e rigoroze të Partisë, u shpreh më tej presidenti Xi Jinping.

Duke vënë në dukje që plenumi i katërt i Komitetit të 20-të Qendror të Partisë Komuniste të Kinës është planifikuar të mbahet muajin e ardhshëm për të studiuar sugjerimet mbi hartimin e planit të 15-të pesëvjeçar (2026-2030) për zhvillimin ekonomik dhe shoqëror kombëtar, ai kërkoi planifikim e zbatim të shëndetshëm të qëllimeve, detyrave dhe masave strategjike për planin pesëvjeçar, për të siguruar përparim vendimtar drejt arritjes së modernizimit socialist në thelb.

Foto nga VCG

Xi nënvizoi nevojën për të zbatuar pa lëkundje politikën “Një vend, dy sisteme” dhe për të mbështetur rajonet e veçanta administrative të Hong-Kongut dhe të Makaos në integrimin më të mirë në zhvillimin e përgjithshëm të vendit, si edhe në rritjen e ekonomive të tyre dhe përmirësimin e mirëqenies së popullit.

Duhet të bëhen përpjekje për të thelluar shkëmbimet e bashkëpunimin ndërmjet dy brigjeve të Ngushticës së Tajvanit, për të kundërshtuar me vendosmëri aktivitetet separatiste të “pavarësisë së Tajvanit” e ndërhyrjen e huaj, si edhe për të mbrojtur me vendosmëri sovranitetin kombëtar dhe integritetin territorial, vuri në dukje kreu i shtetit kinez.

Në sfondin e ndryshimeve të shpejta globale të papara në një shekull, “ne duhet të praktikojmë multilateralizmin e vërtetë, të promovojmë zbatimin e Nismës së Zhvillimit Global, Nismës së Sigurisë Globale, Nismës së Qytetërimit Global dhe Nismës së Qeverisjes Globale, duke punuar me vendet e tjera për të ndërtuar një bashkësi me të ardhme të përbashkët për njerëzimin”, u shpreh Xi.

 

CGTN

AIGS is a research center based in Tirana - promoting interdisciplinary research on globalization.

Information

Follow Us