Xi Jinping-u i dërgon mesazh urimi presidentit të Vanuatut për jubileun e pavarësisë

Foto nga VCG

Të mërkurën, presidenti i Kinës Xi Jinping i dërgoi një mesazh urimi homolugut të vet  të Vanuatut, Nikenike Vurobaravu, me rastin e 45-vjetorit të pavarësisë së këtij vendi ishullor të Paqësorit.

Xi vuri në dukje që Vanuatu është një mik dhe partner i mirë i Kinës. Gjatë 43 viteve që nga vendosja e marrëdhënieve diplomatike midis Kinës dhe Vanuatut, të dyja palët kanë treguar respekt të ndërsjellë e barazi dhe kanë pasur bashkëpunim me leverdi reciproke, duke shtuar mirëqenien e të dy popujve dhe duke promovuar qëndrueshmërinë e begatinë rajonale.

“Unë i kushtoj rëndësi të madhe zhvillimit të marrëdhënieve Kinë-Vanuatu dhe jam i gatshëm të punoj me z. President për të çuar përpara marrëdhëniet e partneritetit të gjithanshëm strategjik  midis dy vendeve tona dhe për të ndërtuar së bashku një bashkësi edhe më të ngushtë Kinë-Vanuatu me një të ardhme të përbashkët në epokën e re, për t’u sjellë përfitime popujve të të dy vendeve,”tha Xi.

 

Burimi ©CGTN

AIGS is a research center based in Tirana - promoting interdisciplinary research on globalization.

Information

Follow Us