Foto nga VCG
Kryetari i shtetit i Kinës Xi Jinping i dërgoi të dielën një mesazh urimi homologut të tij indonezian Prabowo Subianto me rastin e 80-vjetorit të krijimit të Republikës së Indonezisë.
Xi vuri në dukje se, në 80 vjetët që nga themelimi i Republikës së Indonezisë, arritjet e zhvillimit të Indonezisë kanë qenë të jashtëzakonshme dhe ky vend ka luajtur një rol gjithnjë e më të rëndësishëm në arenën ndërkombëtare dhe rajonale.
Ky vit përkon me 75-vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike midis Kinës dhe Indonezisë, vijoi më tej Xi, duke shtuar që lidhjet midis dy vendeve kanë bërë përparim të ndjeshëm dhe miqësia tradicionale është konsoliduar me kalimin e kohës. “Vitin e kaluar, unë pata dy takime të suksesshme me zotin President dhe arrita një konsensus të rëndësishëm për ndërtimin e një bashkësie me fate të përbashkëta Kinë-Indonezi me ndikim rajonal dhe global, duke i çuar marrëdhëniet dypalëshe në një nivel të ri,” vuri në dukje Xi.
Më tej ai theksoi: “Unë i kushtoj rëndësi të madhe zhvillimit të marrëdhënieve Kinë-Indonezi dhe jam i gatshëm të punoj me zotin President, për të promovuar ndërtimin e një bashkësie me fate të përbashkëta Kinë-Indonezi, për të arritur vazhdimisht përparime të reja, për të ofruar mbështetje solide për procesin e modernizimit të të dy vendeve dhe për të dhënë kontribut më të madh për paqen, qëndrueshmërinë dhe zhvillimin rajonal e botëror”.