Xi Jinping-u uron Jeffrey Bostic-in për zgjedhjen si president i Barbadosit

Foto nga VCG

Të dielën, presidenti kinez Xi Jinping i dërgoi një mesazh Jeffrey Bostic-it për të uruar për zgjedhjen e tij si president i Barbadosit.

Xi Jinping-u u shpreh në mesazh se Barbadosi është një nga vendet e para në Karaibet Lindore që vendosën marrëdhënie diplomatike me Kinën. Gjatë 48 vjetëve pas vendosjes së këtyre marrëdhënieve, lidhjet Kinë-Barbados janë zhvilluar në mënyrë të qëndrueshme dhe bashkëpunimi dypalësh në të gjitha fushat ka pasur rezultate të frytshme.

“Unë i kushtoj rëndësi të madhe zhvillimit të marrëdhënieve Kinë-Barbados dhe jam i gatshëm të punoj me Presidentin Bostic për t’i çuar përpara marrëdhëniet tradicionale miqësore midis dy vendeve, duke u sjellë dy popujve më shumë përfitime,” tha Xi.

 

CGTN

AIGS is a research center based in Tirana - promoting interdisciplinary research on globalization.

Information

Follow Us