Xi Jinping-u uron Thongloun Sisoulith-in për 50-vjetorin e themelimit të Republikës Popullore Demokratike të Laosit

Foto nga VCG

Të martën, presidenti kinez Xi Jinping i dërgoi një mesazh urimi homologut të tij laosian Thongloun Sisoulith me rastin e 50-vjetorit të themelimit të Republikës Popullore Demokratike të Laosit.

Xi Jinping-u u shpreh në mesazh se populli laosian ka bërë përpjekje dhe ka arritur suksese të lavdërueshme në çështjen e reformës dhe hapjes. Si rezultat, jetesa e njerëzve është përmirësuar vazhdimisht dhe ndikimi ndërkombëtar e rajonal i Laosit është rritur dukshëm. Kina është shumë e kënaqur për këtë.

Presidenti Xi theksoi më tej që Kina e ka konsideruar gjithmonë Laosin si një përparësi në diplomacinë e vet me vendet fqinje dhe është e gatshme të punojë me Laosin për të trashëguar miqësinë tradicionale dhe për të forcuar bashkëpunimin dypalësh me rastin e kremtimit vitin e ardhshëm të 65-vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike ndërmjet të dy vendeve, duke thelluar pandërprerë bashkëpunimin e gjithanshëm strategjik Kinë-Laos në të mirë të të dy popujve dhe duke promovuar paqen e zhvillimin rajonal e botëror.

 

CGTN

AIGS is a research center based in Tirana - promoting interdisciplinary research on globalization.

Information

Follow Us