Foto nga VCG
Presidenti i Kinës Xi Jinping i dërgoi të shtunën një mesazh homologut të tij të Maldiveve Mohamed Muizzu për ta uruar për 60 vjetorin e pavarësisë së vendit.
Xi Jinping theksoi se Kina dhe Maldivet janë fqinjë tradicionalë miqësorë. Që nga vendosja e lidhjeve diplomatike midis dy vendeve në vitin 1972, marrëdhëniet Kinë-Maldive kanë ruajtur një zhvillim të shëndetshëm dhe të qëndrueshëm, duke dhënë një shembull të trajtimit të barabartë, ndihmës së ndërsjellë, përfitimit reciprok dhe bashkëpunimit të favorshëm midis vendeve të mëdha dhe të vogla.
“Në janar të vitit 2024, Presidenti Muizzu zhvilloi me sukses një vizitë shtetërore në Kinë. Pata shkëmbime të përzemërta dhe miqësore me të dhe arritëm një konsensus të gjerë. I kushtoj rëndësi të madhe zhvillimit të marrëdhënieve Kinë-Maldive dhe jam i gatshëm të punoj për të thelluar partneritetin e gjithanshëm të bashkëpunimit strategjik të dy vendeve dhe për t’u angazhuar së bashku në ndërtimin e një komuniteti me një të ardhme të përbashkët,” theksoi Xi.
Burimi ©CGTN