Xi: Kina ka qenë një partnere e besueshme e Tongës

foto nga Xinhua

Pavarësisht ndryshimeve të situatës ndërkombëtare, Kina ka qenë një partnere e besueshme e Tongës. Mirëpres personalitete nga qarqe të ndryshme të Tongës të vizitojnë Kinën dhe ta njohin atë në mënyrë të gjithanshme, tha Presidenti i Kinës Xi Jinping, gjatë një takimi të martën në Pekin me Mbretin Tupou VI të Tongës, i cili ndodhet për një vizitë shtetërore në Kinë.

Ai theksoi se Kina dëshiron ta forcojë lidhjen me strategjinë e zhvillimit të Tongës.

foto nga Xinhua

Xi tha se Kina do të shtojë bashkëpunimin me Tongën në tregti e investime, në bujqësi e peshkim, infrastrukturë, energjinë e pastër, mjekësi dhe përkujdesjen shëndetësore, turizmin dhe përgjegjësinë e ndryshimeve klimatike. Kina do të thellojë edhe shkëmbimet në fushat arsimore, sportive, të rinisë, mediatike dhe të bashkëpunimit ndërkombëtar, si dhe do të vazhdojë t’i ofrojë Tongës ndihma për zhvillimin ekonomik e shoqëror, brenda kornizës së bashkëpunimit Jug-Jug.

Kina është e gatshme gjithashtu të bashkëpunojë me Tongën për zbatimin e katër nismave globale, për të krijuar një jetë më të mirë për të dy popujt, për të ndërtuar një bashkësi ndërkombëtare me të ardhme të përbashkët Kinë-Vendet Ishullore të Paqësorit, si dhe për të nxitur ndërtimin e bashkësisë ndërkombëtare me një të ardhme të përbashkët të njerëzimit, tha Xi.

foto nga Xinhua

Nga ana e tij, Mbreti Tupou VI tha se partneriteti i gjithanshëm strategjik Tonga-Kinë ka pasur zhvillim të mirë dhe falënderoi Kinën për ndihmat e pakursyera prej kohësh për zhvillimin ekonomik e shoqëror të vendit të tij.

Ai tha se Tonga u kushton rëndësi të madhe marrëdhënieve me Kinën, respekton rreptësisht parimin e “Një Kine”, kundërshton “pavarësinë e Tajvanit” në çdo formë dhe përkrah me vendosmëri ribashkimin e Kinës.

Ai theksoi se Tonga i përkrah katër nismat globale të propozuara nga Presidenti Xi dhe është i gatshëm të shtojë shkëmbimet dhe bashkërendimin me palën kineze, përballimin e sfidave globale si ndryshimet klimatike, etj.

foto nga Xinhua

Gjatë vizitës në Kinë, të dyja palët publikuan Deklaratën e Përbashkët midis Republikës Popullore të Kinës dhe Mbretit të Tongës.

Në praninë e dy krerëve, të dyja vendet nënshkruan dokumente bashkëpunimi në fushat ekonomiko-tregtare, mjekësore, arsimore, të zhvillimit, etj.

 

CGTN

AIGS is a research center based in Tirana - promoting interdisciplinary research on globalization.

Information

Follow Us