Zëdhënësi i MPJ-së flet lidhur me vizitën e kryeministrit irlandez në Kinë

Foto nga VCG

Duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarit lidhur me vizitën e ardhshme të kryeministrit irlandez Micheal Martin në Kinë, një zëdhënës i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kinës u shpreh që kjo do të jetë vizita e parë e një kryeministri irlandez në Kinë pas 14 vjetësh. Gjatë vizitës, presidenti kinez Xi Jinping do të takohet me kryeministrin Micheal Martin, e po ashtu edhe kryeministri Li Qiang dhe kryetari i Komitetit të Përhershëm të Asamblesë Kombëtare Popullore të Kinës Zhao Leji do të zhvillojnë takime të veçanta me të. Të dy palët do të shkëmbejnë mendime për marrëdhëniet Kinë-Irlandë dhe probleme të tjera me interes të përbashkët. Krahas Pekinit, kryeministri Martin do të bëjë vizitë edhe në Shangai.

Vitet e fundit, marrëdhëniet e partneritetit strategjik me përfitime të përbashkëta midis Kinës dhe Irlandës janë zhvilluar në mënyrë të qëndrueshme. Dy palët e respektojnë njëra-tjetrën, e trajtojnë njëra-tjetrën në mënyrë të barabartë dhe kanë arritur zhvillimin e përbashkët nëpërmjet bashkëpunimit të hapur, në dobi të dy popujve. Kina shpreson që kjo vizitë do të shtojë besimin e ndërsjellë politik midis Kinës e Irlandës dhe do të zgjerojë bashkëpunimin dypalësh, duke promovuar zhvillimin cilësor të marrëdhënieve dypalëshe dhe zhvillimin e qëndrueshëm të marrëdhënieve Kinë-BE.

 

CGTN

AIGS is a research center based in Tirana - promoting interdisciplinary research on globalization.

Information

Follow Us