Foto nga VCG
Një zëdhënës i pjesës kontinentale të Kinës kritikoi të mërkurën autoritetet e Partisë Demokratike Progresive të Tajvanit (DPP) për vënien e një ndalimi njëvjeçar ndaj aplikacionit popullor të medias sociale “RedNote”, duke thënë se ky ndalim “ka goditur demokracinë dhe ka dëmtuar lirinë” e banorëve të Tajvanit.
Chen Binhua, zëdhënës i Zyrës së Çështjeve të Tajvanit të Këshillit të Shtetit, tha në një konferencë të rregullt shtypi që ndalimi i ka privuar banorët e Tajvanit, veçanërisht të rinjtë, nga e drejta e tyre për të marrë në informacion dhe nga liria për të përdorur platformat e medieve sociale, duke ndikuar rëndë gjithashtu në jetesën e atyre njerëzve në ishull që varen nga ky aplikacion për të siguruar të ardhura.
“RedNote”, një platformë e medias sociale me bazë në Shangai, është popullor në bashkësitë kinezishtfolëse. Shumica e përdoruesve të tij kërkojnë këshilla mbi modën, bukurinë, udhëtimin dhe tema të tjera të jetës së përditshme.
Aplikacioni ka mbi 3 milion përdorues në rajonin e Tajvanit të Kinës, rreth 70 për qind e të cilëve janë nën moshën 35 vjeçe.
Ndërveprimet miqësore në këtë aplikacion i kanë ndihmuar të rinjtë e Tajvanit të kuptojnë se çfarë ndodh vërtet në pjesën kontinentale, theksoi Chen duke shtuar që ndalimi ka çarë “dhomën e jehonës” të informacionit të ndërtuar nga autoritetet e DPP-së, ka goditur fushatën e tyre të njollosjes së pjesës kontinentale dhe ka zbuluar frikën e shqetësimin e tyre.