Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme Mao Ning / VCG
Asnjë vend nuk mund të veprojë si xhandar ndërkombëtar e të pretendojë rolin e gjykatësit ndërkombëtar, vuri në dukje të martën zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme Mao Ning në një konferencë të rregullt shtypi në përgjigje ndaj një pyetjeje lidhur me situatën në Venezuelë.
Kina mbështet vazhdimisht respektimin nga të tëra vendet të së drejtës së popujve të tjerë për të zgjedhur në mënyrë të pavarur rrugën e vet të zhvillimit, si edhe zbatimin e ligjit ndërkombëtar e të qëllimeve e parimeve të Kartës së OKB-së, veçanërisht nga vendet e mëdha, tha Mao.