Foto nga VCG
“Shihemi më vonë–”
Shao Ziqing, një studente e diplomuar për biologji dhe mjekësi në Universitetin e Teknologjisë Zhejiang, në qershor postoi një shkrim në internet me një koleksion fotosh të saj, e veshur me uniformën blu të masterit në kampus, në laborator, në klasë dhe në vende të tjera. Teksa po i jepte lamtumirën jetës së saj studentore, Shao Ziqing po përgatitej të bashkohej me një kompani biofarmaceutike në qytetin Taizhou, provinca Zhejiang.
Është sërish sezoni i diplomimeve. Këtë verë, 12.22 milionë studentë do të diplomohen në kolegjet e Kinës për vitin 2025, ashtu si Shao Ziqing. Përballë përplasjes së ëndrrave me realitetin, tre studentë kolegji të intervistuar së fundmi nga gazetarët, bënë zgjedhje të ndryshme dhe nisën rrugët e tyre të jetës.
Shao Ziqing është gati të bashkohet me një pozicion, për të cilin është veçanërisht e kënaqur – një pozicion kërkimi dhe zhvillimi teknik. Paga është gjithashtu në nivelin e pritur. Më e rëndësishmja, vendi i punës është në vendlindjen e saj.
Për një të diplomuar, qytetet e mëdha janë padyshim tërheqëse. Por ndërkohë, qytetet e vendlindjes me kosto më të ulët jetese dhe më shumë familjaritet, po bëhen një zgjedhje e rëndësishme punësimi për shumë të diplomuar në kolegj. Shao Ziqing e kishte marrë në konsideratë këtë. “Dua të qëndroj në Zhejiang. Në fakt, ndjehem me fat, sepse ka shumë kompani të përshtatshme pranë shtëpisë sime.”
Qyteti i saj, Taizhou, është një bazë e rëndësishme prodhimi dhe eksporti farmaceutik në Kinë. Kimikatet farmaceutike janë një nga tre industritë kryesore në zonë.
Që nga vjeshta e vitit të kaluar, Shao Ziqing ka kërkuar për punësim dhe ka dorëzuar CV-të. “Kam dorëzuar shumë, por pa përgjigje.” Pas një periudhe të gjatë kërkimi për punë, Shao Ziqing u dekurajua pak.
Në panairin e rekrutimit nëpër kampuse, panair i organizuar nga shkolla, erdhi edhe një kompani e synuar që ajo e preferonte. “Dua vërtet t’i bashkohem kësaj kompanie. E kam dorëzuar CV-në online shumë herë, ndaj kësaj rradhe kam një intervistë.”
Shao Ziqing mendon se pikërisht kjo këmbëngulje rrit probabilitetin për t’u “parë”. Gjatë fazën së intervistimit, ajo bëri një prezantim për të shfaqur hulumtimin dhe rezultatet e saj mbi temën, si edhe për të prezantuar veten në të gjitha aspektet. Sinqeriteti dhe këmbëngulja e saj morën përgjigje. Katër ditë pas intervistimit, më në fund erdhi njoftimi i punësimit që ajo e kishte pritur me padurim.
Foto nga VCG
Ndryshe nga Shao Ziqing, Sang Suhui, një studente në Universitetin Wenzhou, nuk dërgoi CV kudo, por ajo hyri në tregun e punës menjëherë pas diplomimit. Në fund të dhjetorit të kaluar, së bashku me shoqet e saj ajo krijoi një kafene rurale, një projekt që integron kafenë, kampingun dhe socializimin.
Gjatë festës së 1 Majit të këtij viti, kafeneja priti më shumë se 1.000 turistë duke arritur një xhiro prej 50.000 juanësh.
Krijimi i kafenesë është i lidhur ngushtë me Konkursin Kombëtar të Sipërmarrjes për Inovacionin në Rivitalizimin Rural të Studentëve të Kolegjit, në të cilin Sang Suhui mori pjesë vitin e kaluar. Shkurtin e kaluar, ajo dhe dy partnerë me të njëjtat interesa, formuan një ekip për të marrë pjesë në konkurs. Në konkursin që zgjati gati 9 muaj, ata ia dolën të kalonin nga raundi paraprak deri në finale. Në fund fituan çmimin e parë. Kafeneja është një projekt i zbatuar nga konkursi.
E ndikuar nga biznesi i familjes së saj, Sang Suhui e pati idenë e hapjes së një biznesi shumë herët. Që nga viti i dytë, ajo ka marrë pjesë në shumë konkurse për studentë kolegji. Vizitat e shpeshta në fshat gjatë konkursit, e ndihmuan gjithashtu këtë vajzë nga qyteti, për t’i dhënë një kuptim të ri fshatit. “Ndryshe nga përshtypja tradicionale, fshati këtu është veçanërisht i pastër dhe i bukur. Mjedisi dhe atmosfera e tregut nuk janë inferiore ndaj qytetit. Ka edhe shumë të rinj që fillojnë biznese.” tha Sang Suhui.
Por fillimi i një biznesi nuk është aspak i lehtë. Për shkak të problemeve të tokës, vendndodhja e kafenesë është vonuar dhe projekti nuk mundi të fillonte. Për fat të mirë, qeveria lokale u ka dhënë mbështetje të fortë të rinjve që të fillojnë bizneset e tyre. “Konkursi fitoi gjithashtu fondin e fillimit dhe politikat përkatëse të talenteve. Ne e filluam biznesin me një kosto relativisht të vogël.” Sang Suhui tha se fillimi i një biznesi është i rrezikshëm. Pa mbështetjen e qeverisë, ajo nuk do të ishte aq e vendosur për të filluar një biznes para diplomimit.
Sot, kafeneja është bërë e famshme, por Sang Suhui e kupton se testimi sapo ka filluar. “Ka shumë kafene në fshat dhe ne ende përballemi me shumë sfida për të fituar tregun.”
Foto nga VCG
Chen Qi, i diplomuar në gjuhë dhe letërsi kineze, është gjithashtu i ngarkuar duke u përmirësuar. Deri në qershor, ai ende nuk kishte gjetur një punë të përshtatshme dhe të kënaqshme.
“Fillova të kërkoja një punë gjatë vjeshtës të vitit të kaluar. Dorëzova qindra CV në internet, por shumica e tyre përfunduan në det.” Chen Qi hyri në fushën e kërkimit të punës me një padurim të madh. Fillimisht ai mendonte se me aftësitë e tij të forta të shkrimit, mund të gjente pozicione të përshtatshme në fushën e marketingut dhe operacioneve, por ai i injoroi kërkesat e këtyre pozicioneve për aftësi profesionale dhe përvojë praktike.
Me mundësi të pakta për intervistim, Chen Qi e ndjeu edhe më shumë presionin. Gjatë intervistës për një pozicion operativ në internet, intervistuesi e pyeti për pikëpamjet e tij mbi rastet aktuale të njohura të marketingut dhe si do t’i zbatonte ato në punën reale. Për shkak të mungesës së përvojës në praktikë dhe kuptimit të thellë, ai u përgjigj me vështirësi dhe në fund e humbi punën.
Pas pengesave të përsëritura, Chen Qi arriti në një përfundim. “Për një periudhë kohe, isha veçanërisht i dëshpëruar dhe nuk flija dot. Por familja dhe miqtë më inkurajuan dhe mbështetën.” Pas një shqyrtimi të kujdesshëm, në fund ai vendosi ta shtyjë kërkimin e tij për punë.
Gjatë kësaj periudhe, Chen Qi bëri një plan studimor. Çdo ditë filloi të mësojë mjetet e analizës së të dhënave, për të përmirësuar aftësitë e tij në përpunimin e tyre. “Zbulova se shumë pozicione operacionesh dhe marketingu, kërkojnë ndjeshmëri ndaj të dhënave. Gjithashtu u regjistrova në një kurs marketingu online, ku mësuesi shpjegonte konceptet dhe metodat më të fundit të marketingut bazuar në raste reale.” Në të njëjtën kohë, Chen Qi u përpoq të drejtonte vetë një llogari të re mediatike. Nga planifikimi i temave deri tek krijimi i përmbajtjes, ai u përpoq të kombinonte avantazhet e tij të shkrimit me operacionet e mediave të reja, grumbulloi vazhdimisht përvojë praktike dhe gradualisht fitoi disa fansa.
Me prirje dhe aftësi të përsosura, Chen Qi beson se në fund do arrijë të shkëlqejë.
Burimi ©CGTN