Foto nga CMG
Të premten e kaluar u zhvillua aktiviteti i shkëmbimeve kultuore midis Kinës e Hungarisë “Përballë së ardhmes, bashkësia e fateve të përbashkëta”, e organizuar nga Grupi Mediatik i Kinës (CMG), Fondi Hungarez i Mbështetjes së Shërbimeve të Medias dhe i Menaxhimit të Pasurive dhe Shoqata e Miqësisë Hungari-Kinë.
Shen Haixiong, drejtori i përgjithshëm i CMG-së, mbajti një videofjalim. Po ashtu, ishin të pranishëm e mbajtën fjalime edhe ambasadori i Kinës në Hungari Gong Tao, zëvendëssekretari i Shtetit në Ministrinë e Kulturës dhe Inovacionit të Hungarisë Csaba Gábor, zv.presidenti i Fondit Hungarez të Mbështetjes së Shërbimeve të Medias dhe i Menaxhimit të Pasurive Pető Zoltán dhe kryetarja e Shoqatës së Miqësisë Hungari-Kinë Nagy Judit. Kryetarja e Bordit të Fondacionit Kulturor “Hudec” Csejdy Virág, anëtarët e familjes Hudec dhe përfaqësues të qarqeve kulturore, mediatike etj. morën pjesë në këtë aktivitet.
Foto nga CMG
Shen Haixiong u shpreh se marrëdhëniet midis Kinës e Hungarisë kanë ruajtur nivelin e lartë në vitet e fundit dhe shkëmbimet kulturore ndërmjet të dy vendeve janë të pasura e të larmishme. Marrëdhëniet dypalëshe po hyjnë në “rrugën e artit”. Dokumentari “L.E. Hudec”, i prodhuar nga CMG-ja, tregon historinë e jetës legjendare të arkitektit hungarezo-sllovak Alexei Hudec në Shangai, duke treguar shkëmbimet ndërmjet njerëzve me sfonde të ndryshme kulturore. CMG-ja ka bërë përherë përpjekje për të nxitur mirëkuptimin ndërmjet dy popujve. “Ne dëshirojmë që bashkë me miqtë hungarezë të japim kontribut për ndërtimin e bashkësisë me fate të përbashkëta,” vuri në dukje kreu i CMG-së.
Foto nga CMG
Ndërsa ambasadori Gong Tao u shpreh që transmetimi i dokumentarit “L.E. Hudec” në Hungari ka rëndësi të madhe. Alexei Hudec studioi në Budapest dhe më vonë la pas një numër të madh projektesh klasike arkitekturore në Shangai. Historia e tij tregon vlerën e konceptit të “hapjes, përfshirjes dhe bashkëpunimit”. Ky dokumentar jo vetëm është rezultati i shkëmbimeve kulturore midis Kinës e Hungarisë, por edhe tregon që bashkëpunimi mediatik dypalësh luan rol të rëndësishëm, duke krijuar një urë për nxitjen e mirëkuptimit dhe thellimin e miqësisë ndërmjet popujve të të dy vendeve.
Foto nga CMG
Csaba Gábor u shpreh se projektet e z. Hudec jo vetëm që kanë lënë një ndikim të thellë në Shangai, por janë bërë edhe një urë e rëndësishme për shkëmbimet kulturore midis Hungarisë dhe Kinës. Vepra e tij tregon se arkitektura nuk është vetëm një bashkim i artit dhe teknologjisë, por edhe një dëshmi e kulturës dhe historisë. Bashkëpunimi ndërmjet Televizionit Qendror të Kinës dhe Fondit Hungarez të Mbështetjes së Shërbimeve të Medias dhe të Menaxhimit të Pasurive jo vetëm që i tregon botës jetën dhe arritjet e këtij mjeshtri të arkitekturës, por gjithashtu ofron mundësi të reja për thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit kulturor midis Hungarisë dhe Kinës.
Foto nga CMG
Në këtë aktivitet, Studioja e Lajmeve dhe Filmave Dokumentarë e Kinës pranë CMG-së u dhuroi printime me publikim të kufizuar të pikturave me vaj të artistit kinez Du Haijun, “Një shekull i Bund-it” dhe “Përshtypje urbane”, përkatësisht Fakultetit të Arkitekturës në Universitetin e Teknologjisë dhe Ekonomisë të Budapestit dhe Fondit Hungarez të Mbështetjes së Shërbimeve të Medias dhe të Menaxhimit të Pasurive. Ndërsa Fondi Hungarez i Mbështetjes së Shërbimeve të Medias dhe i Menaxhimit të Pasurive i dhuroi palës kineze modele arkitekturore të qytetit të Budapestit.

Foto nga CMG
Në këtë aktivitet, Chen Qing, regjisor i dokumentarit, rrëfeu mbi procesin e xhirimeve në Universitetin e Teknologjisë dhe Ekonomisë të Budapestit dhe paraqiti dokumentarin e ri mbi Hudec-un, që ai është aktualisht duke prodhuar me ekipin e vet krijues. Të ftuarit panë gjithashtu versionin në gjuhën hungareze të dokumentarit “Hudec”.
Dokumentari “Hudec”, i prodhuar nga Studioja (Grupi) e Lajmeve dhe Filmave Dokumentarë e Kinës pranë CMG-së, po transmetohet në kohën me shikueshmërinë më të madhe në Televizionin Kombëtar Hungarez nga 6 shtatori deri më 4 tetor. Që nga premiera e tij, filmi ka pasur një shikueshmëri vazhdimisht në rritje dhe Televizioni Kombëtar Hungarez planifikon ta ritransmetojë atë disa herë këtë vit.