Foto nga Xinhua
Nisi në Makao Festivali Ndërkombëtar i Gastronomisë 2025, me paraqitjen e mbi 100 stendave me ushqime nga e gjithë bota dhe aktivitete të tjera të hapura për publikun, shkruan “Xinhua”.
Sipas Zyrës së Turizmit të qeverisë së Rajonit të Posaçëm Administrativ të Makaos (SAR), organizatores së eventit, Festa ka tre pika kryesore: “Shëtitorja Ndërkombëtare e Gastronomisë”, “Vitrina e Qytetit të Gastronomisë” dhe “Forumi Ndërkombëtar i Gastronomisë, Makao”.
Në pesë zona shërbimi ushqimor janë vënë në shërbim gati 1000 vende për konsumin e ushqimit.
“Vitrina e Qytetit të Gastronomisë” bashkon shefa kuzhine të njohur nga 29 Qytete Kreative të Gastronomisë të UNESCO-s, për të demonstruar artet kulinare në mbi 60 seanca.
Gastronomia e Makaos, e listuar si një trashëgimi kulturore jomateriale në nivel kombëtar në vitin 2021, u shfaq në seancën e parë të premten.
Maria Helena de Senna Fernandes, drejtuese e Zyrës së Turizmit, tha në ceremoninë e hapjes se paralelisht me strategjinë e zhvillimit “1+4” për diversifikimin ekonomik, “Festivali Ndërkombëtar i Qyteteve të Gastronomisë 2025, Makao” tani zë vendin kryesor për të treguar historitë unike të simfonisë kulinare të SAR Makaos, duke ndërtuar statusin e qytetit si një qendër botërore e turizmit dhe kohës së lirë.
“Ky Festival në Makao është një shembull kryesor se si Qytetet Kreative mund të bashkohen për të shkëmbyer, shfaqur dhe festuar traditat e tyre kulinare dhe kulturore”,- tha sekretarja e Rrjetit të Qyteteve Kreative të UNESCO-s, Denise Bax, në një lidhje me video.
Eventi do të zgjasë deri më 20 korrik.
Burimi ©CGTN