Zv.kryeministri: Kina, e gatshme të forcojë bashkëpunimin me Rusinë për interesat e përbashkët

Foto nga Xinhua

Zv.kryeministri kinez, Ding Xuexiang, tha të premten se Kina është e gatshme të bashkëpunojë me Rusinë për të konsoliduar vazhdimisht besimin e ndërsjellë politik dhe për të forcuar lidhjen e interesave të përbashkët.

Ding, i cili është gjithashtu anëtar i Komitetit të Përhershëm të Byrosë Politike të Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të Kinës, i bëri këto komente gjatë një takimi në Shën-Petërburg të Rusisë me presidentin rus Vladimir Putin.

Në fillim Ding-u i përcolli Putinit përshëndetjet e përzemërta dhe urimet më të mira nga presidenti kinez Xi Jinping.

Ai vuri në dukje që Kina është e gatshme të zgjerojë më tej tregtinë dhe investimet me Rusinë, të thellojë bashkëpunimin praktik në fushën e energjisë, të çojë përpara projektet përkatëse dhe të mbështesë zhvillimin e rigjallërimin përkatës të të dy vendeve.

Ding-u tha më tej që, përballë ndryshimeve të thella në skenën globale, Kina dhe Rusia duhet të ruajnë bashkërendimin strategjik gjithëpërfshirës, të mbrojnë drejtësinë ndërkombëtare, të mbështetin sistemin tregtar shumëpalësh me OBT-në në qendër, të sigurojnë qëndrueshmërinë e zinxhirëve të furnizimit dhe të forcojnë bashkëpunimin shumëpalësh nëpërmjet mekanizmave si Organizata e Bashkëpunimit të Shangait (OBSh) dhe BRICS-i, për të kontribuuar në ndërtimin e një bote shumëpolare të barabartë e të rregullt, si dhe një të globalizimi ekonomik gjithëpërfshirës e me përfitime të ndërsjella.

Nga ana e tij, presidenti Putin i kërkoi Ding-ut t’i përcjellë përshëndetjet e tij të sinqerta presidentit Xi dhe e mirëpriti pjesëmarrjen e Ding-ut në Forumin Ekonomik Ndërkombëtar të Shën-Petërburgut.

Putini tha që, pavarësisht vështirësive dhe sfidave të jashtme, marrëdhëniet ruso-kineze kanë arritur një zhvillim të gjithanshëm e një nivel të paprecedentë.

Rusia është e gatshme të forcojë bashkëpunimin praktik dhe të punojë së bashku me Kinën për një të ardhme më të mirë për të dy vendet dhe për mbarë botën.

Kreu i Kremlinit u shpreh më tej se pret me padurim ta vizitojë Kinën për samitin e Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait në Tianjin, si edhe për veprimtaritë përkujtimore me rastin e 80-vjetorit të fitores të Luftës së Popullit Kinez kundër Agresionit Japonez dhe Luftës Antifashiste Botërore.

 

Burimi ©CGTN

AIGS is a research center based in Tirana - promoting interdisciplinary research on globalization.

Information

Follow Us