Samiti i gjashtë i Shumëkombësheve në Qingdao, provinca Shandong e Kinës lindore/Xinhua
Kompanitë shumëkombëshe dhe sipërmarrësit globalë janë të mirëpritur të investojnë dhe të zhvillohen në Kinë, ndërsa vendi përparon me vendosmëri hapjen e tij në nivel të lartë, deklaroi zëvendëskryeministri kinez, He Lifeng, gjatë një fjalimi në ceremoninë e hapjes së Samitit të gjashtë të Shumëkombësheve në Qingdao, provinca Shandong e Kinës lindore, shkruan “Xinhua”.
He tha se Kina do të përparojë me vendosmëri hapjen e saj në nivel të lartë, do të krijojë një mjedis biznesi të klasit botëror dhe do të mbështesë me vendosmëri sistemin tregtar shumëpalësh.
Sipas tij, duke pasur një treg shumë të madh vendas dhe sistemin industrial më të plotë në botë, Kina ka demonstruar qëndrueshmëri të fortë ekonomike dhe potencial rritjeje, si dhe është shndërruar në një destinacion ideal, i sigurt dhe premtues investimi për kompanitë shumëkombëshe.
Burimi ©CGTN