Zv.kryeministri kinez thekson mundësitë e reja të zhvillimit për Hong-Kongun

Foto nga VCG

Zv.kryeministri kinez He Lifeng u shpreh se Hong-Kongu do të gëzojë mundësi të reja zhvillimi, pasi plani i ardhshëm 5-vjeçar kombëtar përfshin vendime të rëndësishme për zhvillimin e këtij rajoni të posaçëm administrativ.

Në një videofjalim të mbajtur në Samitin Global të Investimeve të Liderëve Financiarë Globalë që mbahet në Hong-Kong nga e hëna deri në të mërkurën, He theksoi se plani i zhvillimit të ardhshëm i Kinës ka skicuar një të ardhme më të ndritur për Hong-Kongun.

Komiteti i 20-të Qendror i PKK-së zhvilloi dy javë më parë plenumin e katërt, ku u miratuan rekomandimet për hartimin e Planit të 15-të Pesëvjeçar të Kinës (2026-2030).

He i kërkoi Hong-Kongut ta shfrytëzojë më mirë rolin e vet për të marrë pjesë aktivisht në qeverisjen financiare globale dhe për të nxitur reformën e saj.

Njëkohësisht , zv.kryeministri premtoi që Kina do të vazhdojë ta zgjerojë hapjen e nivelit të lartë, do të punojë me vendet e ndryshme për të përballuar problemet e sfidat në ekonominë e tregtinë globale, për të mbrojtur së bashku rendin e qëndrueshëm ekonomiko-tregtar ndërkombëtar dhe për të stabilizuar më tej sistemin ekonomiko-tregtar e financiar global, duke promovuar lulëzimin dhe qëndrueshmërinë e ekonomisë botërore.

 

CGTN

 

AIGS is a research center based in Tirana - promoting interdisciplinary research on globalization.

Information

Follow Us