Zv.presidenti kinez paraqit propozime për thellimin e bashkëpunimit Kinë-ASEAN

Foto nga Xinhua

Të mërkurën, zv.presidenti kinez Han Zheng mori pjesë në ceremoninë e hapjes së Ekspozitës së 22-të Kinë-ASEAN dhe të Samitit të Biznesit dhe Investimeve Kinë-ASEAN në Nanning të Rajonit Autonom Guangxi-Zhuang të Kinës Jugore. Në fjalimin e mbajtur në ceremoni, Han Zheng bëri thirrje për forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit Kinë-ASEAN.

Han nënvizoi miqësinë e gjatë midis Kinës e vendeve të ASEAN-it dhe paraqiti 4 propozime për ndërtimin e një bashkësie  me të ardhme të përbashkët Kinë-ASEAN.

Zv.presidenti kinez sugjeroi forcimin e ndërlidhjes së strategjive të zhvillimit të të dyja palëve, nxitjen e ndërtimit të “Një brez, një rrugë” dhe zbatimin e përbashkët të katër nismave globale të paraqitura nga Kina. Ai nxiti edhe përshpejtimin e hapjes rajonale nëpërmjet ngritjes së nivelit të Zonës së Tregtisë së Lirë Kinë-ASEAN dhe zbatimit me cilësi të lartë të Partneritetit Gjithëpërfshirës Ekonomik Rajonal.

Han theksoi forcimin e bashkëpunimit në zinxhirët industrialë e furnizues duke zgjeruar bashkëpunimin në sektorët në zhvillim, për të ruajtur qëndrueshmërinë globale. Ai bëri thirrje gjithashtu për thellimin e shkëmbimeve njerëzore, lehtësimin më të madh të udhëtimeve dhe zbatimin e më shumë projekteve më përfitime për banorët vendas.

Ai shtoi që Kina do të vazhdojë të nxitë hapjen me nivel të lartë dhe të ndajë mundësitë e zhvillimit me ASEAN-in, duke theksuar rolin e ekspozitës si një platformë e rëndësishme për bashkëpunimin rajonal.

CGTN

AIGS is a research center based in Tirana - promoting interdisciplinary research on globalization.

Information

Follow Us