Zv.presidenti kinez Han Zheng u takua me zv.presidentin e Afrikës së Jugut Paul Mashatile, më 17 korrik, 2025/Xinhua
Zv.presidenti kinez Han Zheng u takua të enjten me zv.presidentin e Afrikës së Jugut Paul Mashatile në Pekin.
Në shtator të vitit të kaluar, Kina dhe Afrika e Jugut i ngritën marrëdhëniet dypalëshe në nivelin e partneritetit të gjithanshëm strategjik bashkëpunues në epokën e re. Han tha se një gjë e tillë hapi një kapitull të ri në ndërtimin e një bashkësie të nivelit të lartë me një të ardhme të përbashkët ndërmjet të dy vendeve.
Ai u bëri thirrje të dyja palëve që të zbatojnë më tej konsensusin e rëndësishëm të arritur nga dy krerët e shteteve, të thellojnë vazhdimisht besimin e ndërsjellë politik, të çojnë përpara zhvillimin me cilësi të lartë të bashkëpunimit dypalësh dhe të mbështetin përpjekjet e modernizimit të të dyja vendeve.
Mashatile tha nga ana e tij se Afrika e Jugut u kushton rëndësi të madhe marrëdhënieve me Kinën dhe i përmbahet me vendosmëri politikës së “një Kine”.
Duke vënë në dukje se bashkëpunimi ndërmjet dy palëve në tregti, investime dhe fusha të tjera ka bërë përparim të fortë, Mashatile shprehu gatishmërinë e vendit të vet për të zbatuar më tej konsensusin e arritur, për të kontribuuar në zhvillimin e marrëdhënieve ndërmjet Afrikës së Jugut e Kinës, si edhe ato ndërmjet Afrikës e Kinës.
Burimi ©CGTN