Zv.presidentja e kompanisë: Zinxhiri i “Apple”-it është i pandashëm nga Kina

 Ndër 200 furnizuesit tanë më të rëndësishëm në mbarë globin, 80 për qind kanë fabrika në Kinë, tha zv.presidentja e kompanisë “Apple” Ge Yue gjatë një interviste për Grupin Mediatik të Kinës (CMG) në kuadrin e Ekspozitës së Tretë Ndërkombëtare të Zinxhirit të Furnizimit të Kinës (CISCE).

“Ky është viti i tretë me radhë që marrim pjesë në këtë ekspozitë, e cila na jep një platformë që të demonstrojmë risitë e realizuara bashkë me furnizuesit tanë,” u shpreh znj. Ge.

Gjatë disa vjetëve të kaluar, “Apple” ka bërë hetim për furnizuesit e vet që kanë marrë pjesë në CISCE dhe reagimet e tyre kanë qenë pozitive, tha ajo. “Këto kompani janë bërë më të njohura, kanë gjetur më shumë mundësi biznesi, kanë pasur më shumë mbështetje nga qeveria e kapitalet dhe janë bërë më tërheqëse për talentet. Prandaj, mendoj që CISCE është një rast shumë i çmuar për ne.”

“Shumë risi të pavarura kineze mund të zëvendësojnë plotësisht pajisjet që duhet të importoheshin në të kaluarën. P. sh., bateria e kompanisë ‘Sunwoda’. Ata kanë një linjë prodhimi e transporti me ngritje magnetike, me kërkim e zhvillim krejtësisht të pavarur,” tha Ge Yue.

Për sa u përket materialeve me karbon të ulët, ajo mori si shembull të parin “Mac mini” me asnjanësim karboni, duke thënë se kapaku i tij u prodhua 100 për qind me alumin të ricikluar. Ndërkohë, bateria e “iPhone 16” prodhohet 100 për qind me kobalt të ricikluar, si edhe 95 për qind me litium të ricikluar. “Ndërsa deri në fund të këtij viti, ne planifikojmë që në të gjitha bateritë e projektuara nga ‘Apple’-i të përdoret 100 për qind kobalt i ricikluar,” u shpreh zv.presidentja e kësaj kompanie.

“Pra, në këta tre vjet mendoj që patëm suksese të spikatura në prodhimin inteligjent e në prodhimin e gjelbër. Të gjitha këto janë të pandashme nga bashkëpunimi i ngushtë me furnizuesit kinezë,” vuri në dukje Ge Yue.

Burimi ©CGTN

AIGS is a research center based in Tirana - promoting interdisciplinary research on globalization.

Information

Follow Us