Zyrtare: Industria farmaceutike e Kinës, në vend të dytë në botë

Foto nga VCG

Industria farmaceutike e Kinës tani është e dyta në botë dhe përbën rreth 30 për qind të totalit global për sa iu përket barnave inovative që aktualisht janë në proces zhvillimi dhe kërkimi, tha të premten një zyrtar i shëndetësisë.

Vendi ka miratuar tregtimin e 387 barnave pediatrike dhe 147 barnave për sëmundje të rralla që nga fillimi i periudhës së Planit të 14-të Pesëvjeçar (2021-2025), tha Yang Sheng, zëvendësdrejtor i Administratës Kombëtare të Produkteve Mjekësore, në një konferencë për shtyp të mbajtur nga Zyra e Informacionit të Këshillit të Shtetit, citon “Xinhua”.

Yang theksoi masat gjithëpërfshirëse të Kinës për të sigurinë e barnave, për të promovuar zhvillimin e industrisë farmaceutike dhe për të përmbushur nevojat publike për ilaçe gjatë periudhës së Planit të 14-të Pesëvjeçar.

CGTN

AIGS is a research center based in Tirana - promoting interdisciplinary research on globalization.

Information

Follow Us