Raketa mbartëse “Marshimi i Madh-12A Y 1” e Kinës ngjitet në orbitë në fluturimin e vet të parë

Raketa bartëse Long March-12A Y1 ngrihet nga zona pilot e inovacionit hapësinor komercial Dongfeng në Kinën veriperëndimore, më 23 dhjetor 2025. /CMG

Raketa mbartëse “Marshimi i Madh-12A Y 1” e Kinës u ngrit nga zona pilot e inovacionit hapësinor komercial “Dongfeng” dhe kreu fluturimin e vet të parë të martën në mëngjes, me fazën e vet të dytë që hyri me sukses në orbitën e paracaktuar. Megjithatë, faza e parë e rikthimit e saj nuk arriti rezultatet e pritura dhe arsyet për këtë janë nën hetim dhe analizë të mëtejshme.

Si raketa e dytë mbartëse me oksigjen të lëngshëm-metan e Kinës që synoi rikthimin në fluturimin e saj të parë, “Marshimi i Madh-12  A Y1” është projektuar duke pasur si tipar kryesor “ripërdorimin e fazës së parë.” Raketa ka një gjatësi rreth 70.4 metra dhe një masë nisjeje prej afro 437 tonësh, duke pasur në të dy fazat një diameter 3.8 metra dhe një diameter të formës aerodinamike të ngarkesës prej 4.2 metrash.

Ndonëse misioni nuk arriti rikthimin e fazës së parë, ai siguroi të dhëna të rëndësishme inxhinierike për kushtet e fluturimit të raketës, duke hedhur një themel kyç për lëshimet e ardhshme. Ekipi zhvillues do të kryejë një shqyrtim të gjithanshëm, do të përpiqet për të gjetur shkaqet e dështimit e do të vijojë të përmirësojë skemën e rikthimit dhe verifikimin e ripërdorueshmërisë.

 

CGTN

AIGS is a research center based in Tirana - promoting interdisciplinary research on globalization.

Information

Follow Us