Zv/Kryeministri i Kinës bën thirrje për forcimin e kërkimit bazë dhe inovacionit

Zv/Kryeministri i Kinës Ding Xuexiang theksoi se vendi duhet të forcojë në mënyrë gjithëpërfshirëse nivelin e kërkimit bazë dhe aftësinë e inovacionit.

Ding Xuexiang i tha këto gjatë inspektimit të punës kohët e fundit në provincën Fujian, qytetet Shangai dhe Pekin.

Ai vizitoi Akademinë e Shkencave të Kinës dhe Laboratorin e Huairout për të njohur gjendjen e inovacionit dhe përparimet në teknologjinë kyçe.

Gjatë vizitës në Universitetin “Jiao Tong” të Shangait dhe Universitetin e Akademisë së Shkencave të Kinës, Ding Xuexiang theksoi rëndësinë e zhvillimit të integruar të arsimit, teknikë-shkencës  dhe përgatitjes së talenteve.

Gjatë vizitës në muzeun “dy bomba, një satelit” në përkujtim të bombës së parë atomike, të raketës së parë balistike ndërkontinentale dhe të satelitit të parë të Kinës, Ding Xuexiang i inkurajoi shkencëtarët dhe studiuesit ta mbajnë misionin e vet dhe të përparojnë në fushën shkencore.

Gjatë inspektimit të punës në kompaninë “Contemporary Amperex Technology”, një prodhues kryesor i baterive për automjetet elektrike, si dhe në Qendrën e Kërkimit dhe Zhvillimit “Liqeni Lianqiu” të Huawei-së, Ding Xuexiang vlerësoi arritjet e bëra nga kompanitë e përparuara tekniko-shkencore në kërkimin bazë. Ai bëri thirrje për një integrim më të ngushtë të kërkimit bazë, zhvillimit të aplikacioneve dhe komercializimit për të forcuar inovacionin duke ruajtur pozicionin udhëheqës teknologjik.

 

CGTN

AIGS is a research center based in Tirana - promoting interdisciplinary research on globalization.

Information

Follow Us