Kinë, të ardhurat e kinemave gjatë Festës Kombëtare 2026 i kalojnë 900 milionë juanët

Foto nga VCG

Sipas të dhënave të platformave të shitjes së biletave, të ardhurat nga kinematë gjatë sezonit të Festës Kombëtare 2026 në Kinë i kanë kaluar 900 milionë juanët. Gjatë pushimeve të festës të këtij viti, në kinema janë shfaqur mbi 10 filma të rinj kinezë dhe të huaj.

Aktualisht, tre filmat që kryesojnë për nga të ardhurat janë “Sherloku i Kinës”, “Z. & Znj. Më Fal” dhe “Resident Evil”.

Filmi “Sherloku i Kinës”, që renditet i pari, bazohet në historinë e ekspertit të provave të gjurmëve Cui Daoshi. Ngjarjet shtrihen përgjatë disa dekadave, duke treguar jo vetëm përkushtimin e punonjësve të policisë, por edhe zhvillimin e shpejtë të teknologjive të hetimit penal në Kinë.

 

CGTN

AIGS is a research center based in Tirana - promoting interdisciplinary research on globalization.

Information

Follow Us